Santos pret “luftë” për Neymarin

Presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro ka parashikuar “luftë” për shërbimet e Neymarit më 2014.
Neymar, 19 vjeç, konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në futboll dhe klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin, Barcelonën dhe Chelsean kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Por, Santos a insistuar se do të refuzojë shitjen e Neymarit deri më 2014, kur edhe skadon kontrata e tij me klubin. “Mund t’ju siguroj se ai do të mbetet deri më 2014, pastaj do të fillojë një luftë”, tha Ribeiro për RAC1.