Napoli zyrtarizon Vargasin

Napoli ka njoftuar transferimin e sulmuesit kilian Eduardo Vargas nga Universidad de Chile.
Në një komunikatë të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tha se Vargas ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën.
Napoli nuk bëri të ditur detajet financiare të marrëveshjes por besohet se pagoi 12 milionë euro. 22 vjeçari Vargas shënoi 32 gola në 77 ndeshje në të gjitha garat për Universidad de Chile në dy sezonet e fundit.