E Diel, 1 Nëntor 2026

Fabrikat e çimentos, pa studim

Në morinë e lejeve të dhëna nga qeveria "Berisha" për ndërtimin e fabrikave të çimentos, disa prej tyre nuk i kanë respektuar standardet e mbrojtjes së mjedisit. KLSH-ja rezervon të japë emrat e subjekte, por thekson se në lejen mjedisore për prodhim çimentoje nuk janë të përcaktuara sipërfaqet që do të rehabilitohen me gjelbërim. Duke u ndalur te një rast (Balldren, Lezhë), KLSH-ja thotë se "në lejen mjedisore nuk janë pasqyruar sasia e mbeturinave të rrezikshme që do të përdoren gjatë fazës së ndërtimit, si karburant, vajra etj. Nuk pasqyrohen materialet që do të përdoren gjatë prodhimit në vazhdimësi, por që konsiderohen potencialisht të rrezikshme, si acetilen, gazra, tretës, bojëra, rrëshira etj., si edhe masat për parandalimin e ndotjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›