Sfida e KLSH-së, standardi i BE-së
Kontrolli i Lartë i Shtetit, krijuar më 1925-n, është institucioni më i lartë kushtetues që mirë administron financat publike. Fokusi kryesor i KLSH-së shtrihet kryesisht në sistemin fiskal, shitjes e dhënies me qira të pronave shtetërore dhe shpenzimeve buxhetore. Sfida më e madhe e këtij institucioni është përafrimi i standardeve ndërkombëtare të kontrollit. Për këtë qëllim, KLSH-ja bashkëpunon me ekspertët e NAO-s së Britanisë së Madhe dhe asistohet nga Bashkimi Europian, përmes specialistëve që ka në Tiranë.