Berisha dhe Tadiç premtojnë shkëmbim vizitash
Shqipëria dhe Serbia ruajnë linjën diplomatike në marrëdhëniet e ndërsjellta mes krerëve të dy vendeve. Kryeministri Sali Berisha takoi në Nju Jork Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, me të cilin u ra dakord që me përpjekjet e përbashkëta të intensifikohen marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe të ketë shkëmbim të vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve. Berisha dhe Tadiç ishin të pranishëm në pritjen që presidenti i SHBA, Barak Obama dhe zonja e parë e këtij vendi, Mishel Obama organizuan në muzeun metropolitan të arteve në SHBA për ndër të personaliteteve të larta botërore të mbledhur në sesionin e 64-t të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Në këtë pritje, Kryeministri pati rastin të takohet edhe me Presidentët dhe kryeministrave të vendeve të ndryshme të botës, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.