"Facebook", ana e errët e krijuesit të rrjetit social
Historia nisi me një e-mail të shkruar në 2 të mëngjesit. Një student i Harvardit i shkroi shkrimtarit Ben Mezrich për një shokun e tij, Eduardo Saverin. Sipas tij, ky shok ishte një nga themeluesit e "Facebook"-ut, tashmë një kompani multimilionere, së bashku me Mark Zuckerberg. Por bëhet fjalë për një histori, për të cilën askush nuk kishte dëgjuar më parë. "Unë isha shumë i joshur nga rrëfimi dhe kështu nisa të shoqërohem me djalin që më shkroi dhe mikun e tij, që praktikisht ishte nxjerrë jashtë ‘Facebook‘-ut. Ngjarja më tërhoqi dhe mbi të gjitha shpejtësia e prishjes së një miqësie", rrëfen shkrimtari Ben Mezrich. Nëse motivi i dërgimit të e-mailit nga ana e studentit të Harvardit ishte vendosja e drejtësisë për mikun Saverin, si dhe për të rrëfyer se si në këtë botë shpesh ata që janë krijuesit e vërtetë mënjanohen nga manipuluesit, atëherë ky rrëfim u bë publik shumë më shpejt nga sa mund të imagjinohej. Pikërisht me këtë temë ka nisur xhirimi i një filmi në kampusin e Harvardit, me titull: "Rrjeti social". Filmi po xhirohet në bazë të librit të publikuar pikërisht nga Ben Mezrich me titull: "Seks, para, tradhti dhe ‘Facebook‘". Për një kohë të gjatë u përfolën shumë regjisorë të famshëm, si drejtues të mundshëm të filmit dhe një sërë aktorësh, mes të cilëve edhe këngëtari Justin Timberlake, që do të interpretonte djalin e keq të Silicon Valley, atë që shpiku Napster dhe që futi sherrin mes miqve. Ndërkohë, Kevin Spacey është producenti. Për të përshpejtuar produksionin e filmit, skenari dhe libri janë shkruar në të njëjtën kohë. Madje skenarin e ka shkruar Aron Sorkin, një nga skenaristët dhe njerëzit më të famshëm të botës së kinemasë, që në fillim të filmit shfaqet vetë dhe thotë: "Mirëserdhët. Unë jam Aron Sorkin. Kam pranuar që të shkruaj skenarin e një filmi për mënyrën se si u shpik ‘Facebook‘". Për sa i përket krijuesit të rrjetit social, Zuckerberg, figura e tij nuk jepet pozitive as në film, as në libër. Në të dyja krijimet ai shfaqet si një student i ngathët, që mezi lidh dy fjalë. Sipas autorit të librit, Mezrich, "Facebook" ishte një zgjatim i të vetmes dashuri të vërtetë të Mark Zuckerberg, kompjuterit. Si në libër ashtu edhe në film rrëfehet se si ai pranoi që të bënte një pjesë të programimit të projekteve të dy studentëve shumë më të zotë të tij në Harvard, që ishin jashtëzakonisht të ngjashëm me "Facebook"-un. Pas një kohe shumë të shkurtër ai nxori vetë "Facebook"-un, apo "The "Facebook" siç quhej në fillim. Gjithmonë duke iu referuar librit dhe filmit, arsyeja e vërtetë e krijimit të këtij rrjeti social ishte afrimi me vajzat. Fillimisht ai krijoi një rrjet, të cilin ftonte meshkujt e Harvardit të kategorizonin femrat dhe ky veprim për pak sa nuk e flaku jashtë universitetit. Ndërkohë gjithë këtë veprimtari nuk e bënte vetëm, por me mikun tij të ngushtë, Eduardo, me të cilin u nda më pas në mënyrë shumë të shëmtuar, duke e tradhtuar dhe lënë në baltë. Por skenari i filmit shkon edhe më tutje. Në faqen e parë ai e përshkruan Zuckerberg si një 19-vjeçar me pamje të ëmbël, që fshihte pas maskës engjëllore të fytyrës një njeri shumë të rrezikshëm, i cili dukej se kishte akumuluar inat dhe mllef brenda vetes. Ai hapet me një skenë në të cilën shfaqet Mark me ish të dashurën e tij, e cila para se ta braktisë përfundimisht i thotë: "Ti do të bëhesh i suksesshëm dhe i pasur, por tërë jetën tënde do të vazhdosh të mendosh se vajzat nuk të pëlqejnë, sepse je shumë i dhënë vetëm pas kompjuterit, por nga thellësia e zemrës sime do të doja që ta dije dhe ky nuk është mendim vetëm i imi, që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Shkaku i vërtetë është se ti je i tëri një trap".
"Facebook"
"Facebook" është një rrjet social botëror që menaxhohet privatisht dhe është në pronësi të "Facebook INC". Për ata që ende nuk e dinë, "Facebook" funksionon si një faqe personale, ku mund të vendosësh foto, filma, informacione personale dhe për të tjerë e sigurisht të kesh kontakte me "miqtë". Themeluesi i këtij rrjeti social është Mark Zuckerberg së bashku me disa shokë dhome në Harvard dhe me studentët e shkencave kompjuterike Eduardo Saverin, Dustin Moskowitz dhe Chris Hughes. Fillimisht anëtarësia e sajtit ishte e kufizuar vetëm për studentët e Harvardit, por më pas u shpërnda edhe nëpër universitete të tjera të Bostonit e më në fund në të mund të hynin të gjithë ata që ishin mbi 13 vjeç. Aktualisht, ky rrjet ka 350 milionë anëtarë në të gjithë botën. Ky rrjet është përballur edhe me kundërshti. Në disa vende është mbyllur, si në Siti, Kinë, Vietnam dhe Iran. Nuk lejohet të përdoret në disa vende pune, sepse punonjësit sorollaten pa pasur shumë probleme me privacinë.