E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook dhe Google në garë për Skype

Facebook dhe Google janë futur në një garë intensive bisedimesh për të realizuar një marrëveshje bashkimi me shërbimin e video-konferencës në web, Skype. Bisedimet, si pas burimeve të ndryshme, kanë nisur të për përshpejtohen, pasi Skype shtyu për një tjetër datë përgatitjen e dokumenteve për një ofertë të parë publike në tregjet e aksioneve. Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka marrë pjesë në këto bisedime dhe burimet thonë se synimi është: krijimin e një kompanie të përbashkët me Skype, që ka qendrën në Luxembourg. Sipas burimeve, konfirmohet se edhe Google ka realizuar pothuajse të njëjtat bisedime. Ekspertët vlerësojnë se marrëveshja me Skype mund të ketë një vlerë 3 deri në 4 miliardë dollarë. Ndërsa oferta e parë publike e Skype pritet të mbledhë një fond deri në 1 miliardë dollarë. Burimet thonë se bisedimet janë në fazë të parë dhe nuk është ende e qartë se cila nga marrëveshjet e propozuara parapëlqehet nga kompania. Pavarësisht se Skype shtyu ofertën e parë publike për në fund të këtij viti, nëse ajo do të realizojë një marrëveshje me dy kompanitë e mësipërme, parashikohet të realizojë edhe ofertën më të nxehtë për këtë vit në Nasdaq. Për Facebook marrëveshja me Skype i jep mundësinë të zgjerohet në tregjet ndërkombëtare dhe u jep 500 milionë klientëve një arsye më shumë për të përdorur këtë shërbim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›