Zhgenjejne te dhenat mbi vendet e reja te punes ne SHBA

Gjatë muajit mars ekonomia e SHBA ka hapur 120 mijë vende pune. Të dhënat janë publikuar nga Departamenti amerikan i Punës, i cili bën me dije se ky është numri më i ulët në 5 vitet e fundit. Rezultatet ishin një zhgënjim edhe për pritjet e ekonomistëve të cilët kishin vlerësuar një rritje deri në 215 mijë vendsh pune.
Gjithsesi norma e papunësisë në Amerikë ka rënë në 8,2% nga 8,3% që ishte më parë. Gjatë fjalës së tij në forumin e Shtëpisë së bardhë mbi gratë dhe ekonominë, presidenti Obama, i ka komentuar shifrat e departamentit të punës si pozitive, duke u shprehur se sektori privat pavarësisht numrit të ulët, ka vijuar të hap vende të reja pune në muajin mars.
Të dhënat mbi papunësinë ka thënë Obama janë të mirëpritura por mbetet akoma shumë punë për të bërë. Rruga e rimëkëmbjes është e gjatë është shprehur presidenti amerikan duke shtuar se ekonomia do të përballet me ulje dhe ngritje përgjatë kësaj rruge. Pas raportimit mbi vendet e punës republikanët kanë sulmuar kreun e Shtëpisë së bardhë. Presidenti i Dhomës së Kongresit, republikani John Boehmer ka afirmuar se këto shifra tregojnë se bizneset dhe familjet amerikane janë ende në vështirësi për shkak të falimentimit të politikave të Obamës.
Tema e papunësisë do të jetë një nga aspektet kryesore të kontestimit të zgjedhjeve presidenciale në nëntor, nga të cilat Obama kërkon rikonfirmimin.
Që pas luftës së dytë botërore e deri më sot vetëm Ronald Regan ia doli të rizgjidhej me një normë papunësie të ulët, ishte pikërisht viti 1984 dhe papunësia rezultonte në 7,2%. Nga të dhënat e fundit të DAP bëhet me dije gjithashtu se gjatë muajit të kaluar edhe rritja e pagave ka qenë më e ulët se parashikimet e ekonomistëve.