E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen bombula, plagosen nënë e bir

 

LEZHË- Pakujdesia gjatë ndërrimit të bombulës së gazit ka lënë të plagosur nënë e bir në Lezhë, kur nga shpërthimi i saj është djegur krejtësisht shtëpia ku banonin.

Ngjarja ndodhi pak çaste më parë në qytetin e Lezhës, kur Vjollca Curri dhe djali i saj, vëtëm 1-vjeç u përfshinë nga flakët.Sipas burimeve policore shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është ndjerë edhe nga banorët e zonës përreth. Ndërkohë që dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë rajonal. Mjekët e spitalit nuk i kanë mbajtur gjatë, por i kanë transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi u konstatua se ata të dy kishin dëmtime serize si pasojë e plagëve të marra nga djegia. Eksperëtët e mbërritur në banesën e familjes Curri, ku ndodhi ngjarja, nga hetimet e para bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur në momentin e ndërrimit të bombulës së mbaruar me një të re. Por ka mjaftuar një pakujdesi që bombula të shpërthejë dhe gjithë banesa të përfshihet nga flakët. Fqinjët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›