Fadromat nisin shembjen e 200 ndertimeve
Vlore- Inspektorati i bashkise se Vlores ka nisur aksionin per prishjen e ndertimeve pa leje, te cilat jane kryer gjate ketij viti, pas fillimit te procesit te legalizimit. Jane rreth 200 vendime per zbatim, nga te cilat 20 prej objekteve jane lokalizuar ne bregdet. Dje ka nisur aksioni ne zonen e Ujit te Ftohte. Ndersa ne ditet ne vazhdim inspektoriati ndertimor i bashkise se Vlores do te zbatoje 180 vendime, qe permbledhin zona te ndryshme te qytetit, ku eshte ndertuar kohet e fundit pa leje apo dokumentacione.
Fadromat e ndertimoreve ka hedhur ne shesh disa mure e godina ne kodren mbi plazhin tek vendi i quajtur "Kalaja", ndersa nuk kane munguar kundershtimet e banoreve, te cilet me pas jane bindur. Ata kane pretenduar se pronat e ndertuara ishin te ligjshme dhe ne baze te ligjit. Por ndertimoret i kane bere me dije se ndertimet jane kryer pa nje leje te bashkise dhe pas procesit te legalizimit. Burime zyrtare thane se aksionin e nisur diten e djeshme do ta finalizojne me ekzekutimin e rreth 200 vendimeve te nxjerra per prishjen e ndertimeve pa leje te bera dy vitet e fundit.
O.H.