E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet kabulli elektrik, nje lagje ne erresire

Durres- Persona ende te paidentifikuar kane vjedhur dhjetera metra tel bakri, te linjes elektrike te tensionit te ulet ne fshatin Rrushkull te rrethit te Durresit. Vjedhja eshte konstatuar nga banoret e zones, te cileve iu ishte nderprere energjia elektrike per kater ore me radhe. Megjithese jane ankuar ne ndermarrjen elektrike, punonjesit kane shprehur habi, pasi nuk kishin ndermarre ndonje kufizim. Me pas eshte njoftuar edhe policia vendore, e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje, ku eshte konstatuar keputja dhe vjedhja e telave te linjes elektrike te tensionit te ulet. Nga ana e policise jane kryer veprimet e para hetimore, ku dhe eshte konstatuar prerja e vjedhja e 440 meter tel bakri. Grupi hetimor i cili mberriti ne vendngjarje, po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Deri mbremjen e djeshme nuk ka pasur asnje te ndaluar, ndersa dyshohet se jane banore te zones qe kane kryer kete krim, me qellim shitjen e telit per perfitime. Materialet per kete ceshtje i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres, per vepren penale te "vjedhjes"dhe "shkaterrimit te rrjetit elektrik".

E.A.

Festa e Clirimit

Pro


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›