E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRT legalizon mullinjte me ere

Vlore- Keshilli i Rregullimit te Territorit ne qarkun e Vlores legalizon projekti e mullinjve me ere, te njohur ndryshe si parku eolik, me qellim prodhimin e energjise elektrike ne linjen e interkonjeksionit, Shqiperi-Itali. Projekti "Mokada Energji Grup", qe lidhet me krijimin e masterplanit per implementimin e parqeve eolik, eshte diskutuar mesditen e djeshme per disa ore nga keshilltaret. Materialet jane prezantuar fillimisht ne Keshillin Teknik dhe me pas te anetaret e KRRT-se se qarkut. Ku projekt ishte miratuar me pare nga Keshilli i Ministrave, ndersa hasi ne kundershtimin e banoreve te zones se Dukatit qe e cilesuan si rrezik per popullaten. Parku eolik do te kaloje edhe ne kater komuna e bashki, pikerisht ne Vlore, Orikum, Kote dhe Qender.

Masterplani eshte hartuar per nje afat kohor 30 vjecar dhe zona ne studim perfshin nje siperfaqe prej 8750 ha. Sipas specialisteve, ky burim energjie, i cili per 20 vjet do te shfrytezohet nga kompania private, nuk pengon zhvillimin turistik, bujqesor, urban, social, ekonomik dhe demografik te zonave ku ai shtrihet. Projekti perfshin realizimin e tre parqeve eolike, linjave te tensionit te larte, realizimin e pikes se interkonjeksionit, si dhe stacioneve te transformimit.

Elementet kryesore te relievit sipas tipologjise jane Laguna e Nartes, Laguna e Orikumit, Lugina e Dukatit, Llogorase, kodrat e Vlores, Panajase, Kanines, Radhimes, Mali i Cikes, Vargmali Rreza e Kanalit dhe Karaburuni. Parqet eolike do te ndertohen ne zonat e Karaburunit, ku do te vendosen 60 aerogjeneratore, Rreza e Kanalit dhe Parku eolik Mali i Lungares, ku do te vendosen 130 aerogjeneratore.

Jane dy shoqeri private te perfshira ne kete projekt, "Enpower Albania", per ndertimin e nje impianti dhe shoqeria "Interconector Albania", e cila merr persiper ndertimin e nje linje interkonjeksioni Itali-Shqiperi.

Do vendosen 190 aerogjeneratore

Siperfaqja e pergjithshme e ketij projekti ze 8750 hektare. Sipas perfaqesuesve te firmes do te jene 190 aerogjeneratore, nga te cilet 60 do te vendosen ne Parkun e Karaburunit, 120 ne Parkun e Rrezes se Kanalit, me kapacitet 2000 KE secili aerogjenerator. Nder te tjera do te jene dy anemometra, nje nenstacion elektrik dhe linjat nentokesore elektrike qe lidhin aereogjeneratoret mes tyre. Kapaciteti maksimal i interkonjeksionit 500 MW me nje tension prej 400 kv.

Analiza mjedisore jep OK

Projekti i mullinjve me ere per prodhimin e energjise elektrike parashikon realizimin nepermjet dy kabllove nenujore me nje gjatesi prej 130 kilometrash nen uje, ne disa pjese ne thellesi me te madhe se 800 metra. Investimi do te beje te mundur ndertimin e rreth 25 kilometrave rruge te reja me gjeresi 4,5 metra, si dhe do te permiresohen dhe disa kilometra te tjera rruge ekzistuese. Analiza mjedisore e ka kategorizuar investimin "miqesor", duke e konsideruar si te paperfillshem impaktin me elementet ambient si peizazhi, klima akustike, shpendet dhe atmosfera.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›