E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: SHBA, shuplake per drogen

Deputeti socialist, Marko Bello, kerkon ngritjen e nje komisioni hetimor per trafiqet, korrupsionin e drogat. Duke folur mbi raportin e fundit te Departamentit amerikan te Shtetit ndaj Shqiperise, Bello akuzoi qeverine per faktin se vendi yne etiketohet si transit per drogen dhe asgje nuk ka ndryshuar ne 3 vite qeverisje. "Raporti eshte nje shuplake. Shqiperia del si nje vend i lakmueshem nga trafikantet, e ju s'keni bere asgje", tha Bello. Po keshtu edhe Taulant Balla kritikoi qeverine se, ndryshe nga cfare premtoi, nuk ka bere asgje per luften kunder korrupsionit, trafiqet e drogat. "Ju po e interpretoni gabim. Drogat kane rene ndjeshem, po keshtu dhe eksporti i tyre. Dhe po te shihni me kujdes raporti nuk i referohet vetem Shqiperise, por dhe vendeve te tjera", replikoi numri dy i qeverise Gazmend Oketa. Ndryshe nga ai, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, e perktheu raportin si nje vleresim qe i behet qeverise per luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›