"Nano me ndikim ne PS, por s'ka projekt kunder saj"
Ish-kreu i Grupit parlamentar Socialist, Ben Blushi, nuk ka lene edhe pa vleresuar rolin e Fatos Nanos ne Partine Socialiste dhe ndikimin qe ai ka. "Ka nje ndikim, ndikimi eshte me shume, ka nje efekt surprize, ka shume njerez qe mendojne se nje levizje e zotit Nano i prish pune PS sesa mund t'i rregulloje", u shpreh Blushi. I pyetur per raportet e Nanos me Ramen dhe prishjen e raporteve te tyre, ai cileson se, "ka nje kontraktim midis tyre qe nga kriza e Presidentit, qe zoti Nano e mori ne menyre te habitshme, per kete shkak dhe shkaqe te tjera te akumuluara". Gjithashtu, Blushi eshte shprehur se permiresimi i raporteve midis liderit historik te Partise Socialiste dhe liderit aktual, nuk varet vetem nga qendrimi i zotit Rama, por varet se si zoti Nano do te orientohet ne PS. Midis te tjerash, deputeti socialist nuk ka mohuar edhe ndihmen qe ka dhene dhe ka shprehur ne Partine Socialiste per zgjidhjen e konflikteve. "Zoti Nano nuk ka mundesi te prishi pune ne PS per sa kohe qe nuk ka nje projekt per ta prishur ate", deklaroi Blushi, nese ekziston mundesia qe zoti Nano te demtoje PS.