E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularet, Mustafaj kunder Berishes

Deputeti i Partise Demokratike, Besnik Mustafaj, kundershtoi diten e djeshme kerkesen e Ministrise se Transporteve dhe Telekomunikacioneve per shkarkimin e drejtuesve te Entit Rregullator te Telekomunikacionit. Keshtu, ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, ish-ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj, duke iu drejtuar kreut te qeverise, Berisha, ka theksuar se keto shkarkime jane kerkuar te pambeshtetura ne ndonje raport qe analizon veprimtarine e ketij enti. Burimet bejne te ditur per "Koha Jone" se deputeti Mustafaj ka theksuar se nuk e kuptonte kerkesen e menjehershme te Ministrise se Telekomunikacioneve per shkarkimin e drejtorit te ERT-se, Hydajet Kopani dhe disa anetareve te tjere te bordit drejtues te entit. "Nuk e kuptoj nxitimin per te kerkuar keto shkarkime, sepse ne radhe te pare ne nuk kemi analizuar ende raportin vjetor te ERT-se dhe per pasoje nuk kemi nje tablo te plote te situates atje", theksoi Besnik Mustafaj ne mbledhjen e Grupit te PD-se. Por, Kryeministri Berisha, njekohesisht lider i PD-se, nuk e ka mbeshtetur qendrimin e Mustafajt ne lidhje me kerkesen per shkarkimet ne ERT. Kreu i ekzekutivit, ka theksuar se Ministria e Telekomunikacionit kishte te dhenat e duhura per kerkesen e saj. Sipas Berishes, kjo ministri ka evidentuar ne menyre te qarte arsyet pse ka ardhur kjo kerkese dhe per pasoje ne kete ceshtje nuk ka asgje te nxituar. Ministri Sokol Olldashi ne kerkesen e tij per shkarkimin e kryetarit te ERT-se, Kopani, dhe disa anetareve te bordit drejtues, ka theksuar se ata, ndonese kane qene te ngarkuar me ligj, nuk kane ushtruar kompetencat e tyre dhe kane lejuar qe dy kompanite celulare ne vend te mbajne tarifa teper te larta per sherbimet e tyre.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›