E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza e Halilit: Ndriçimi i stadiumeve, turpi i FSHF-së

 Presidenti i Tiranës Refik Halili, konfirmon akuzat e tij në adresë të FSHF-së që lidhen me projektin e pazbatuar për ndriçimin e stadiumeve, duke kujtuar se dështimi për ta bërë një gjë të tillë është çështje korruptive. Halili mori shkas këtë herë nga dalja në konferencë shtypi të zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, që e lidhën mosrealizimin (më saktë vonesën) e projektit me kushtet natyrore të papërshtatshme. "Ju e patë se çfarë paturpësie kishte në justifikimet e tyre. Kemi të bëjmë me gënjeshtra dhe me justifikime bajate që s'lënë vend për dyshim tjetër. Nuk është vetëm dështim, por diçka më shumë, që duhet të hetohet. Ky është një turp i madh për FSHF-në. Turp, turp dhe vetëm turp për zyrtarët e këtij institucioni, që me gojën e tyre "faktuan" maskaradën e bërë me projektin që ka të bëjë me sistemin e ndriçimit të stadiumeve. Por pak nga pak po merr përmasë ky skandal, që nuk është i vetmi. Unë do të them të vërtetën ashtu siç është dhe e vërteta është se FSHF ka bërë zhurmë për ndriçimin, ndërsa tani del e fajëson kushtet atmosferike. Ka shkelje të hapur dhe gjërat duhen bërë publike, pasi ndryshe dëmtohet futbolli", tha Halili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›