Ndihmat mbërrijnë tek haitianët e dëshpëruar
Trupa dhe ngarkesa me ushqime dhe ilaçe mjaft të nevojshme po shkojnë drejt
zonave të varfëra të Haitit pasi tërmeti më i fuqishëm në 200 vjetë e ktheu kryeqytetin Port-o-Princ
në rrënoja. Avionët e ndihmave megjithatë kanë mbushur aeroportin kryesor.Zyrtarët e Kryqit të Kuq llogarisin se 45 mijë deri në 50 mijë njerëz kanë
vdekur nga tërmeti i së premtes me magnitudë 7 ballë që rrafshoi shtëpitë dhe
ndërtesat qeveritare dhe duke varrosur numër të pallogaritshëm njerëzish. Disa
haitianë kanë gërrmuar me duar për të nxjerrë njerëzit e bllokuar në rrënoja.Selia e misionit të Kombeve të Bashkuara në Haiti ishte mes ndërtesave që u
shemb nga lëkundjet e së martës. Kombet e Bashkuara thanë se të paktën 36
persona të misionit kanë vdekur ndërsa gati 150 të tjerë figurojnë të zhdukur,
përfshi kreun e misionit atje Hedi Anabi.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se nevojat imediate të
haitianëve janë furnizimet me ilaçe, ushqime, ujë, tenda, dhe pajisje të
kërkimit. Por ai shtoi se në përgjithësi siguria dhe rendi janë në kontroll dhe
se paqeruajtësit e OKB-së vazhdojnë të patrullojnë dhe të ndihmojnë përpjekjet
e shpëtimit. GAZETARI I VOA, BRIAN WAGNER SHPJEGON SITUATëN Në VENDNGJARJE"Po udhëtojmë në qytet, së
bashku me një grup pacientësh që i takova në hotel. Po kërkojmë karburant. Ka
shqetësime se furnizimet e naftës do të përfundojnë së shpejti dhe se makinat
nuk do të mund të funksionojnë. Në një lagje të cilën e kaluam më parë pamë një
ndërtesë biznesi pesëkatëshe e cila dukej se ishte përmbysur plotësisht.Një buldozer i fuqishëm po
përpiqej të hiqte disa nga rrënojat. Në afërsi gjendeshin një numër i madhë i
trupave të pajetë. Ndërsa udhëtojmë, në të majtën time shoh një tjetër zonë ku
janë grumbulluar një numër trupash të pajetë, shumë prej tyre të gjysmuar, disa
të mbuluar me plasmas. Në shumë pjesë të qytetit shihen grupe kalimtarësh. Kur njerëzit kalojnë pranë
trupave të pajetë ata e mbulojnë fëtyrën me këmishat e tyre. Disa prej tyre
kanë maska mbrojtëse ose gjëra të tjera për të mbrojtur frymarrjen. Kemi arritur tek sheshi i
madh në afërsi të shumë objekteve qeveritare dhe qendrës së qytetit. Një turmë e
madhe e njerëzve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre po qëndrojnë këtu. Deri diku
disa nga këto pjesë të qytetit duken si kampe pasi në to janë ngritur tenda dhe
vendosur mbulesa. Në disa vende ka vetëm njërëz me plaçkat e tyre personale. Ndërsa kthehemi në anën
tjetër të sheshit kryesor shohim një numër edhe më të madh njerëzish. Disa prej
tyre kanë ngritur tenda përmes mbulesave të cilat duket se po i përdorin për të
fjetur. Një numër tejet i madh njerëzish duket se janë mbledhur këtu. Ajo që
mund të themi është se përveç një makine të zjarrëfiksëve e cila po shpërndan
ujë, nuk shohim asnjë grup qeveritar apo organizatë humanitare të jetë këtu".