E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faith Kosoves i duhet nje qeveri e besueshme e paster dhe e afte

Te dielen ne Kosove rivotohet ne pese komuna por procesi i zgjedhjeve parlamentare nuk perfundon ate dite. Parregullsite e shfaqura ne zgjedhjet e 12 dhjetorit cuan ne rinumerimin e votave nga 40 per qind te vendvotimeve dhe rezultatet e ketij rinumerimi mund te cojne ne anulim votimesh ne disa qendra e madje edhe ne rivotim. Gjykata e Larte e Kosoves ka marre vendim per perseritjen e zgjedhjeve ne te pakten 24 qendra te votimeve ne komunen e Mitrovices. Ne teresi kjo komune kishte 29 qendra te votimit.

Te gjitha keto vendime pasuan parregullsite e shfaqura ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Per te shmangur perseritjen e tyre perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian dhe njeheresh shef i zyres civile nderkombetare Pieter Faith po bashkerendon Misionin e Vezhgimit te Zgjedhjeve per te ndjekur nga afer rivotimet e se dieles ne 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime ne pese komuna te vendit.

Ne nje njoftim te zyres se zoti Faith thuhet se kesaj radhe 100 ekipe te Vezhgimit te Zgjedhjeve do te qendrojne gjate gjithe dites neper qendrat e votimit. Keto ekipe do te perbehen nga personeli i zyres se zoti Faith anetaret e misioneve diplomatike ne Kosove si dhe nga diplomate te vendeve te tjera anetare te Bashkimit Evropian dhe te rajonit te Ballkanit Perendimor.

Qellimi i ketij misioni sic thuhet eshte te inkurajoje mbajtjen e zgjedhjeve qe permbushin standardet nderkombetare. Ne nje deklarate te zotit Faith thuhet se votimet e 12 dhjetorit te vitit te kaluar jane mbajtur ne nje atmosfere kryesisht konstruktive. Megjithate ka pasur parregullsi te cilat qytetaret e Kosoves institucionet e saj dhe bashkesia nderkombetare nuk mund ti pranojne. Rivotimet jane nje menyre per ti korrigjuar ato. Kosoves i duhet nje Parlament dhe nje qeverie e besueshme.

Per te pasur ligjshmeri keto institucione duhet te bazohen ne respektimin e ligjit thuhet ne deklaraten e zotit Faith ne te cilen nenvizohet se zhvillimi i ketyre zgjedhjeve do te kete ndikim te drejtperdrejte ne imazhin nderkombetar te Kosoves. Udheheqesit politik te Kosoves kane pergjegjesi te vecante per te parandaluar mashtrimet dhe kercenimet.

Perfitimi afatshkurter ne llogari te imazhit nderkombetar te Kosoves eshte i pamatur ne vecanti ne kohen kur Kosoves i nevojitet perkrahje e metejme nderkombetare dhe evropiane. Qytetaret e Kosoves me te drejte orvaten per kushte me te mira jetese thuhet ne deklarate ne te cilen nenvizohet se eshte e nevojshme qe keto zgjedhje ti percjelle nje atmosfere konstruktive per te cilen kontribuojne te gjithe aktoret politik.

Kosoves ka theksuar zoti Faith i duhet nje qeveri e re jo vetem e besueshme por gjithashtu e paster dhe e afte e gatshme per tu perballur me sfidat e veshtira para saj ne partneritet me bashkesine nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›