Kosove Kremtohen krishtlindjet ortodokse

Ne kishat e manastiret e Kosoves mbreme dhe sot jane mbajtur liturgjite me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Liturgjia eshte sherbyer edhe ne kishen ortodokse ne pjesen jugore te Mitrovices si dhe manastiret me te medha e me te njohura ne Gracanice dhe ne Decan. Manifestimi qendror eshte mbajtur ne Prizren ku Peshkopi Teodosije drejtues i kishes ortodokse serbe per Kosoven mes tjerash u ka bere thirrje serbeve te zhvendosur te kthehen ne kete qytet.
Ja po krijohen kushtet qe te ndjekurit te mund te kthehen. E kur te kthehen nuk do te jene vetem. Prane shtepive te tyre do te kene edhe kete shtepi kete tempull dhe ne do te jemi me ta zoti do te jete me ta tha Peshkopi Teodosije.
Zevendeskryeministri i Serbise Bozhidar Gjelic tha nderkaq se Prishtina dhe Beogradi duhet te gjejne nje zgjidhje te perbashket per ceshtjen e Kosoves. Ai nenvizoi se ardhmeria evropiane e Serbise nuk nenkupton ndryshim te qendrimit te saj kundruall Kosoves.
Politika e Serbise kundruall Kosoves nuk ndryshon. Serbia kurre nuk do te njohe pavaresine e Kosoves. Njekohesisht Serbia e di shume mire se duhet te gjejme nje zgjidhje per ceshtjen e Kosoves per te hyre ne Bashkimin Evropian. Njesoj eshte edhe per Prishtinen Ajo nuk mund te hyje ne Bashkimin Evropian pa gjetur nje forme kompromisi me Serbine tha Bozhidar Gjelic.
Serbia vazhdon te kundershtoje ashper pavaresine e Kosoves te cilen deri tash e kane njohur 73 vende te botes.
Udheheqesit politike te Kosoves nderkaq i pergezuan besimtaret ortodoks me rastin e krishtlindjeve me thirrjet per harmoni tolerance e mbaresi. Ata thane ne urimet e tyre se institucionet e vendit jane te perkushtuara per te krijuar nje mjedis te qendrueshem. e paqesor ne menyre qe te gjithe qytetaret pa dallim etnie a besimi te ndihen te sigurt per te ardhmen e vet dhe te femijeve te tyre.