Kasat fiskale, Tatimet nisin kontrollet
07/01/2011 Paralajmërohen me dhjetëra biznese, do vendosen gjoba
ELBASAN-Inspektorët tatimorë kanë nisur kontrollet për pajisjen e biznesit të vogël me kasa fiskale në Bashkinë Elbasan. Mësohet se në ditët e para të kontrollit tatimorët kanë paralajmëruar një numër të madh biznesesh, të cilët ende nuk janë pajisur me kasa fiskale. Megjithëse do të kompensohen, bizneset kanë preferuar të presin e të mos pajisen me kasa fiskale. Sipas Degës së Tatimeve janë rreth 2 mijë biznese të vogla në Bashkinë Elbasan që duhet të pajiseshin me këto kasa, por ende nuk ka një shifër të plotë të numrit të atyre që janë pajisur deri më 31 dhjetor kur edhe skadonte afati. Administrata tatimore ka paralajmëruar tatimpaguesit për të bërë pajisjen me kasa deri në fund të vitit të kaluar. Ky ishte edhe afati i fundit kanë deklaruar tatimorët, të cilët thonë se të gjithë tatimpaguesit që kanë bërë pagesën e blerjes së pajisjes fiskale deri më 28 shkurt të vitit 2011 në shoqëritë e autorizuara sipas kontratës përkatëse do t’i rimbursohet pagesa deri në shumën 44 mijë lekë, ndërkohë që atyre bizneseve që operojnë në fushën e transportit që kanë detyrim për pajisje me taksimetër do të rimbursohen me shumën 30 mijë lekë të reja. Dhe rimbursimi do të kryhet në çastin e pagesës së kësteve të taksës së biznesit të vogël. Sektori Task Forcë i Drejtorisë së Hetimit dhe drejtoritë e Verifikimit në terren në Drejtorinë rajonale Tatimore, vazhdojnë kontrollet dhe verifikimet për evidentimin e subjekteve që nuk janë pajisur me pajisje fiskale. Sipas drejtores së marrëdhënieve me tatimpaguesin, Mareza Bylykbashi, aktualisht tatimorët janë në një fazë paralajmërimi dhe më pas do të vendosen gjoba për mospajisje me kasa. Ajo deklaroi se kasat do të rimbursohen, por afati për pajisjen nuk pati ndryshime për bashkitë e mëdha. Bashkia Elbasan numëron rreth 2 mijë biznese të vogla nga të cilat mendohen të jenë pajisur vetëm 60% e tyre. L. Lleshi