E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet cmimi i bukës në Pogradec dhe Bilisht

POGRADEC- Këtë të premte, qytetarët në Pogradec janë përballur me një cmim më të lartë të bukës.
Në disa furra të prodhimit apo dyqane buka është shitur 10-20 lekë më tepër se një ditë më parë. Blerësit ankohen se nuk mund të përballojnë këtë ndryshim çmimi, në të njëjtën kohë që sipas tyre, edhe produktet e tjera ushqimore kanë pësuar rritje në cmim.

“Sot e blemë bukën 90 lekë, 10 lekë më tepër se dje. Të tëra janë rritur, edhe ushqimet. Ne jemi pensionistë, nuk dimë ctë blejmë më përpara, ilace, bukë apo qumësht.” shprehet një qytetare.

Sipas blerësve, justifikimi për rritjen e cmimit të bukës është rritja e cmimit të miellit dhe energjisë, fakt që është pohuar edhe nga vetë prodhuesit dhe tregtarët.

Një rritje e tillë e menjëhershme është regjistruar edhe në Bilisht, ku buka sot nga 80 lekë është shitur 90 apo 100 lekë.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›