E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, vazhdon shkaterrimi i pyllit te Sodes

Rreth nje jave me pare drejtuesit e bashkise se Vlores premtuan se do te bllokonin me urgjence shkaterimin e pyllit te Sodes, i cili eshte kthyer ne depozite mbeturinash dhe inertesh.

Pas nje jave asgje nuk eshte bere ne kete drejtim dhe shkaterimi vazhdon pa asnje pengese.

Autoritetet vendore, reagimi i te cileve ka qene i barabarte me zero, justifikohen duke thene se nuk kane konstatuar asnje shkelje. “Nuk kemi evidentuar asnje shkelje”, deklaron kreu i policise bashkiake Ilir Asani.

Nderkohe, perfaqesuesit e Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores u japin te drejte shqetesimeve te ngritura nga mediat. “Kjo zone mund te kthehet ne nje zone te ndotur nese do te mungoje vullneti per ta mbrojtur”, shprehet aleancisti Sadrit Danaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›