E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, PS kritikon qeverine

Deputeti socialist Taulant Balla, kryetar i Komisionit te Integrimit te Asamblese Kombetare te PS-se dhe anetar i Komisionit Parlamentar te Integrimit, kritikoi qeverine per mospermbushje te standarteve qe do te sillnin nje liberalizim te vizave me Bashkimin Europian.

Deputeti Balla mori nxitje nga deklarata e zevendespresidentit te Komisionit Europian, Zhak Barro, sipas te cilit, vendimi per liberalizimin e plote te vizave eshte ende larg dhe nuk do te merret as ne 2009-en.

“Do te kishte marrje pergjegjesie, por edhe detyrimi institucional dhe moral i Ministrise se Puneve te Jashtme qe pas kesaj deklarate te pranonin kritiken se Shqiperia ende nuk ka bere hapa te dukshem ne drejtim te permbushjes se detyrimeve”, eshte shprehur Balla.

Me 3 qershor ne Bruksel, udherrefyesi iu prezantua ne menyre ceremoniale Ministrit te Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, nga drejtori i Drejtorise se Zgjerimit ne Komisionin Europian, Michael Leigh.

Udherrefyesi permban disa elemente baze qe monitorohen, si siguria e dokumenteve, lufta kunder emigracionit te paligjshem dhe kriminalitetit te organizuar, ruajtja dhe menaxhimi i kufijve si edhe ceshtje qe kane te bejne me levizjen e personave.

“Ne ofrojme ndihmen tone per te hartuar nje plan kombetar veprimi per permbushjen e standardeve dhe te nje mekanizmi per raportimin e progresit ne permbushjen e detyrimeve”, tha Balla.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›