E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje, gjendet i pajete ne parcelen me kanabis

Nje 45 vjecar eshte gjetur i pajete ne nje parcele te mbjelle me kanabis ne fshatin Shqeze. Viktima quhet Hamit Karaj, nga fshati Mafsheq i komunes Nuaje, rrethi Kruje. Ngjarja dyshohet te kete ndodhur te shtunen, pasi viktima eshte gjetur disa ore pasi kishte vdekur.

Viktima punonte ne komune si punonjes i zyres se perkrahjes sociale. Ai ishte kthyer nga nje darke ku kishte qene i ftuar nga kusherinjte e tij ne fshatin Shqeze.

Paraprakisht policia e Krujes deklaroi se per zbardhjen e kesaj ngjarjeje ka dy pista. Njera prej tyre eshte ajo e vrasjes per motive ende te pasqaruara, ndersa tjetra, tek e cila agjentet kembengulin, ka lidhje me vetevrasje aksidentale.

Policia e shpjegon pisten e fundit me faktin se viktimes i jane gjetur me vete nje pistolete dhe nje automatik, dhe njeren nga armet e ka shkrepur pa dashje. Trupi i tij u gjet ne nje parcele me rreth 200 rrenje kanabis, qe policia dyshon se jane prone e viktimes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›