E Diel, 1 Nëntor 2026

Faji i Saliut, Fatosit, Kënos, nuk është se ishin komunistë. Mëkati i tyre është se vuajnë nga sindroma e pushtetit

(Ftesë për diskutim)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Ashtu si gati çdo ditë, pi kafe me një nga njerëzit më të shtrenjtë të jetës time, një ish kryeministër, mendoj nga më të ndershmit të Shqipërisë.
Leka - i them - Ke dashur ndonjëherë të bëhesh kryeministër?
Mirëpo, Ai, si Meks që është nuk ha thatë që të përgjigjet aty për aty.
Ndërkohë biseda provokohet herë nga ai e herë nga unë, e herë nga Dash Shehi dhe fare natyrshëm dalim në përfundimin se e keqja e Saliut, Fatosit, Kënos (Skënder Gjinushit) nuk është të qenurit e tyre komunistë, por sindroma e pushtetit. Le që vdeksha unë po të kenë qenë ndonjëherë komunistë ata, thjesht kanë qenë anëtarë të një partie. I dashur lexues i kësaj gazete të nderuar! Meqenëse spektri konceptiv që i ke dhënë kësaj gazete më lejon të shprehem edhe në fushë të minuar po them me dhimbje: Shqiptarët nuk kanë bindje as komuniste as fashiste. Bindje kishin samurajtë japonezë, ku të vetmuar fusnin shpatën në bark. Bindje kishte ushtari Hitlerian që edhe i vetmuar në Siberi, para pushkatimit thoshte Halt Hitler!. Por shqiptarët kanë pasur një pragmatizëm shumë pozitiv: DASHURINË PËR JETËN. Shikojeni emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Brenda një emri, dy fe dhe tre sekte. Thjeshtësisht po them se ne na ka udhëhequr idili filantropik, pra dashuria për njeriun, dhe jo për partinë. Për cilëndo parti. Por, ndërkohë edhe komunizmi është një ide e njerëzimit që nuk e pollias Enveri as Marksi. Stalini jo e jo. Unë pyes: Çfarë të keqe ka që disa dhjetëra e mijëra njerëzve, jo doemos pleq, kanë bërë një traktat të logjikës me idenë komuniste? Bisedoj me pedagogun tim të nderuar të historisë Moderne, Adem Mezini. Ai, si gjirokastrit i fortë që është, këmbëngul se një nga bastionet artificiale të luftës kundër terrorizmit ishte Amerika e Trumanit, Dëeight Einsenhoëer. Mirëpo ja që komunizmi nuk vdiq. Madje as në Europën Perëndimore. Mos të përmend këtu Toliatin, Berlinguerin, apo Moris Torezin... Isha para disa ditësh në një mbledhje komunistësh Ore Zotërinj të nderuar kam parë një plak 88 vjeçar me emrin Kadri Meta, ish shoqërues i parë i Enver Hoxhës në vitet e para të pas Çlirimit që qante jo për Enver Hoxhën, por për idenë e barazisë midis njerëzve që është zhdukur. Po ju them se motra e tij 17 vjeçare u vra në Qafë të Muzinës në Sarandë, pa e ditur se kush ishte Enver Hoxha apo rolin e tij. Por komunizmin e donte si një ëndërr të bukur. Tani, ti ish sekretar i partisë, i Fakultetit të Mjekësisë që quhesh Sali Berisha; ti Fatos Nano, punonjës i Institutit të Marksizmit; ti Skënder Gjinushi, ish ministër i Arsimit në kohën e Enver Hoxhës, dënoni Enver Hoxhën që e degjeneroi konceptin e komunizmit apo vetë komunizmin si ëndërr të pastër për të qenë të gjithë të barabartë. Po e them me sinqeritetin maksimal se kur kam qenë në Dubai në vitin 1992 me ish bashkëshorten time, kam dëgjuar se Krishti është komunisti i parë. Dhe këtë e tha një njëri me çallmë por që e dinte anglishten shkëlqyeshëm, dhe që quhej Mustafa, që më kujtohet si tani. Për ti rënë pak më shkurt: Mauceduni më duket se kishte pak të drejtë: Le të lulëzojnë 100 lule, 100 shkolla po janë në të mirë të njerëzimit. Çrëndësi ka ngarkesa ideologjike?! Dhe prapë mendjen e kam tek ajo mbledhja e thjeshtë komunistësh dhe komunistesh kaq të përçarë që iu duket vetja se janë kriminelë vetëm se kanë përfaqësuar një ide që është në minorancë. Mos or Zot! Le që si qytetarë janë një nga njerëzit më të ndershëm dhe me moralë. Ashtu siç do të ishin ndoshta edhe Saliu, Fatosi apo Kërna, po të ishte tjetër kohë. Dhe kaq.
a Last Updated on Saturday, 30 May 2009 15:35

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›