Që pushtetin të mos e kalërojnë politikanët
Nga Xheladin ÇELMETA
Sot, teksa jemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme për Parlamentin dhe Qeverinë e re të katër viteve të ardhshme 2009-2013, shqiptarët me të drejtë urojnë: Pas 28 qershorit, paçim në krye të vendit njerëz vizionarë, që të dinë ta ushtrojnë pushtetin sa më mirë, sa më efektshëm e mbi të gjitha në dobi të popullit të vet, ndryshe nga çka ndodhur në këto 18 vjet. Situata gri e tranzicionit shqiptar 1992-2008, përgjithësisht mund të krahasohet me energjinë e një lumi, i cili sa herë del nga shtrati, veç dëmeve sjell edhe jo pak të mira, pasi e bën luginën anash shtratit të tij më pjellore, më produktive se më parë. Kjo sa themi, duket më së miri edhe në gjithë përvijimin tetëmbëdhjetëvjeçar të demokracisë tonë të re. Në këtë kuptim, do të quanim vlerë apo pjekuri të demokracisë faktin që, të paktën, në dy zgjedhjet parlamentare të dekadës së fundit në Shqipëri, kemi parë se si rrotacionet politike PS-PD janë bërë në mënyrë të paqme dhe pa eksese, megjithë kontestimet e deklaruara, si nga njëra palë, ashtu edhe nga tjetra. Ndërkaq, po të synonim të bënim analizën se si e kanë ushtruar pushtetin e fituar nga vota e popullit të dyja forcat e mëdha politike në vend, natyrisht që do të gjenim të meta tejet serioze, thua se e gjithë përvoja perëndimore në këtë aspekt, e dhënë live dhe pas asnjë kursim për pushtetarët e ligjvënësit tanë, të ketë shkuar dëm tërësisht. Leksionet e perëndimorëve për të mësuar europiano-lindorët, e në këtë kontekst edhe liderët shqiptarë se si ata duhet të ushtrojnë parimet e demokracisë në vendet e tyre, kanë qenë kaq fleksibile e kaq transparente, sa slenë asnjë shteg për diskutim e abuzim. Kujtojmë, që shkolla më e madhe e Perëndimit për trajnimin e liderëve civilë e ushtarakë të vendeve europiano-lindore, por dhe nga vende të tjera në zhvillim të Botës së Tretë, Qendra amerikane Xhorxh Marshall në Gjermani, ka patur dhe vazhdon të ketë kursantë në auditoret e saj që nga viti 1992. Por pikësëpari, leksionet demokratike të kësaj qendre kanë qenë pronë e liderëve më kryesorë të Shqipërisë, të cilët pas lëvizjes së Dhjetorit 90 patën shansin historik të drejtimit të shtetit në kushtet e sistemit të ri politik të periudhës postkomuniste. Kjo, pra, përvijoi në mënyrë sistematike gjatë 18 vjetëve. Duke qenë se kam patur rastin të marr pjesë edhe vetë personalisht në këto kurse kualifikuese të Qendrës amerikane Marshall në Gjermani, nuk mund të harroj porosinë gati aksiomatike të lektorëve perëndimorë, ku thonin shprehimisht: Sa herë tentohet që pushteti të ushtrohet larg parimeve demokratike, ai është i destinuar të degjenerojë në anarki ose autokraci. Tani të dalim tek problemi. Pika më delikate e pushtetarëve tanë në ketë fazë prej gati dy dekadash demokraci ka qenë pikërisht mënyra jo korrekte e ushtrimit të pushtetit. Në momente të caktuara, si të djathtët ashtu edhe të majtët, nuk e kanë ushtruar atë, por e kanë kalëruar. Kjo më duket metafora më bindëse për ta përkufizuar si fenomen. Të gjithë e dimë se si në muajin e dytë të fillimvitit 1997, ish-presidenti Berisha, në kushtet e një krize kombëtare të shkaktuar nga keqmenaxhimi i sistemit, do të festonte ri-kurorëzimin e tij në po atë post, duke synuar të injoronte më kot realitetin dramatik që po zhvillohej në Shqipëri për shkak të revoltës popullore. Pra, Berisha po bënte pikërisht atë që thamë më lart: Po kalëronte pushtetin, i cili tashmë ishte dobësuar më keq se Rosonanti, kali proverbial i Sanço Panços. Berisha përsëri vazhdonte ta kalëronte keq atë; tia ngrinte lart me forcë yzengjitë, e ta shponte me mamuzet, edhe pse ai, pra pushteti, (të cilin unë figurshëm po e krahasoj me kalin e Sanços) kish arritur deri në atë pikë, sa kish rënë në të dy gjunjët e parë... Se mos vetëm Berisha. Pothuajse dhe të gjithë pushtetarët tanë më pas, kush më shumë e kush më pak, e kanë kalëruar pushtetin sipas mënyrës së vet, në vend që ta ushtronin atë në bazë të normave demokratike. E kanë konsideruar atë më shumë si një gjog beteje, për të shkuar aty ku kanë dashur me ambiciet e tyre politike, se sa një forcë legjitime të fituar nga vota e sovranit. A nuk e kalëroi po kështu pushtetin më pas edhe Nano, teksa në një ditë oportune, kur opozita (e qorollepsur dhe ajo nga humbja e logjikës dhe e sensit demokratik) sulmoi godinën e Kryeministrisë në shtator 1998, dhe ish-njëshi i Qeverisë në ato momente u largua nga zyra, për tu rikthyer vetëm një ditë më pas? A nuk e kalëruan po kështu njëlloj pushtetin, të majtët edhe në mandatin tjetër të tyre 2001-2004, derisa në fund vota e popullit i ndëshkoi si kultivues të korrupsionit rozë në tetë vite rresht? Po historia e keqmenaxhimit të pushtetit, për fat të keq, nuk do të përfundonte këtu. Në historinë qeverisëse të këtij vendi përgjatë 18 vjetëve ka kaq shumë histori tronditëse, sa kam bindjen se kur të jemi maturuar plotësisht si shoqëri demokratike, sipas rastit do të qajmë e do të qeshim për fajet, gabimet e groteskun e krijuar hera-herës, si ai me ish ministrin e Kulturës, Pango, i cili pushtetin, mes të tjerave e spërkati edhe me pak histori rozë mbërtheckash. Por ndërkohë, përpara kësaj sage mikluese ministrore të mbushur me hire studentesh bukuroshe, që sipas shtypit, disa herë na paskan kërkuar ndihmën direkte të ish kreut të MKTRS dhe ky gjithmonë sqenka kursyer për ta dhënë atë në çdo kohë, ditën apo natën, në vend kish ndodhur një tjetër tragjedi. Efektet e mëpasme të saj, në vend që të fikeshin, shtoheshin akoma më shumë: Kish ndodhur Gërdeci. Procesi, siç dihet tashmë, është ende në hetim, po të gjitha gjasat janë të tilla, që dëshmojnë se urdhrat politikë të një ish ministri Mbrojtje, Fatmir Mediut, krijuan dhe premisat e një shpërthimi gjigand, sikurse dhe ngjau, të paparë në historinë e këtij vendi, i cili mori 26 jetë të pafajshme njerëzore, si dhe plagosi 300 të tjerë. Edhe në këtë rast, mediat po flasin përditë se sa privatisht është vepruar me pushtetin ministror. Në zyrën e ish Ministrit të Mbrojtjes, paskan hyrë orë e pa orë njerëz të ndryshëm, që nga deputetët e deri tek të tjerë që skanë patur lidhje me këtë dikaster të rëndësishëm. Ndërsa ish-ministri se kish për gjë të përzinte nga grupi i medias në zyrën e tij një gazetar të gazetës Ushtria, vetëm e vetëm se aiishte i veshur me blu-xhinse(!). Ndërsa ky në fakt, po bënte thjeshtë punën e tij të përditshme. Herë si forcë, herë si karizmë e imponuar, herë si tekë vetjake, e herë si një atribut për të zgjidhur problemet personale, pushteti, postet ministrore janë përfolur jo pak herë në këto katër vite të fundit. Ka ndodhur që të keqpërdoren fonde, asete e kredi. Kryebashkiaku i Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS, Edi Rama sikur ka harruar të flasë me gjuhën e shifrave për aspekte të mprehta sociale; si varfëria, papunësia, strehimit, etj, etj. Duket fare qartë se marrja e një posti, në vend të krijojë ndjesinë e një përgjegjshmërie supreme tek të zgjedhurit tanë, krijon të anasjelltën e kësaj: ngjall shpirtin aventuror të përfitimit personal. Mos pyesni se çfarë do të bëjë Amerika për ju, por pyesni se çdo të bëni ju për Amerikën, thërriste dikur Xhon Kenedi i famshëm për kandidatët që do të drejtonin supershtetin e përtej oqeanit në fund të viteve 60-të. Mesazhi që vjen që nga ajo kohë, nuk ka nevojë për koment. Për të drejtuar vendin, nevojiten personalitete që tu dhimbset vendi i vet, që të kenë brenda qënies së tyre forcën e idealizmit për të ndryshuar gjërat. Pa u tërhequr asnjë çast dhe pa përfituar asgjë për veten. Kjo kategori kandidatësh i nevojitet Shqipërisë në mandatin e ardhshëm qeverisës. Nuk ka rëndësi se kush do të jenë ata që do drejtojnë këtë të vend; të majtët apo të djathtët.