Zogj të një klloçke
Nga Fari MUÇO
Kur ishin të vegjël, ishin të urtë, të ndrojtur dhe mbanin vesh çporosi e mësime u jepte klloçka. Por ja që një ditë klloçka na u plak e na u bë rreth 50 vjeçe dhe ndërroi jetë. E vajtuan zogjtë pa dallim nënën e tyre me ligje e lot dhe i dhanë fjalën se do të mbajnë lart mësimet e saj. Nuk kaloi shumë kohë dhe zogjtë u ndanë e u përçanë. Disa ndërtuan nga e para kotece të reja, kurse disa e ruajtën kotecin e vjetër që u la nëna klloçke, vetëm se i bënë disa riparime çatisë, e cila pikonte shumë. Kuptohet që çdo kotec ka edhe gjelin e vet, kështu që na u mbush baçja plot me kotece e me gjela, të cilët i mburren njëri-tjetrit se kush ka hipur në majën më të lartë të plehut që ti dëgjohet zëri më shumë. Që tani kemi shumë gjela e kotece, është pozitive, sepse kemi fatin të dëgjojmë shumë llojë zërash; të hollë ose të trashë, të kthjellet apo të ngjirur, të rinj apo të vjetër, argëtues ose të bezdisshëm, pra mund të përzgjedhim gjelat që këndojnë më mirë, ndryshe do të mërziteshim aq shumë duke dëgjuar vetëm zërin e të njëjtit gjel në të njëjtin kotec me dekada të tëra, siç qe ai i qoftëlargut. Dihet që nga vezët e klloçkës dalin jo vetëm gjela, por edhe pula. Pulat kakarisin sa herë që bëjnë vezë, duke lajmëruar të zonjën e tyre për dhuratën që u kanë bërë. Kurse gjelat kakarisin, zgjatin qafën e përplasin krahët për hegjemoni dhe pushtet. Sa mirë do të ishte sikur ta ndanin pushtetin edhe me pulat Ato nuk bëjnë aq shumë sherre mes tyre, siç bëjnë gjelat, të cilët arrijnë deri aty sa ta nxjerrin fare edhe nga koteci i tyre kundërshtarin. Paradoksi është se i munduri që lë kotecin deklaron se u largua vetë, sepse smund të pranoja të rrija në një kotec me të, duke mos e pranuar humbjen, domosdo, sepse edhe ai gjel është vetë. Në të vërtetë gjelat me portretin e tyre fizik, me ato pupla shumëngjyrëshe, me këngën e tyre, me bishtin dhe atë lafshën mbi kokë si kurorë e bukur mbretërore, me këmbët e gjata dhe gjoksin krenar, jo vetëm që të bëjnë për vete por të bëjnë që edhe tu besosh aq shumë atyre e vetëm atyre. Veçse ajo bukuria e lafshës së tyre shpeshherë përfundon në dramë, sepse sa herë që gjelat bëjnë sherre mes tyre, ajo kullon gjak. E kur ndeshen gjelat, hajde gjeje cili e pati fajin, sepse të gjithë gjakosen e baltosen mes tyre, saqë edhe ai i pafajshmi gjel bëhet pis prej baltës së të tjerëve. Kështu punët ngatërrohen aq shumë, saqë as gjykatat apo prokuroria, nëse këto ekzistojnë vërtetë por as ato të ashtuquajturat komisione parlamentare kotecore nuk u japin dot dum, sepse edhe ata smund të bëjnë përjashtim si zogj të një klloçke që janë nga origjina. Larg qoftë në u zënçin më, sepse do të ndotin mjedisin e NATO-s. Sikur të ngjallej ai gjeli qoftëlargu dhe ti shihte si krekosen gjithë këta gjela në tërë këta kotece, bobo, ckishte për tu bërë!Ai i shkreti shkoi në atë botë me besimin se u kishte lënë nja dy dhelpra për tu kujdesur e drejtuar, por këta gjelat e sotëm spyetën as për ta, sepse fundja bëmë baba të të ngjaj i thonë një fjale. Apo sjanë dhe lajmëtare të ditës së re duke kënduar pa u hapur mirë dita e duke u thënë të tjerëve se me mua do të jetoni më mirë, ndaj zgjohuni dhe pas meje drejt copave të mëdha (unë) dhe thërrimeve (ju). Por janë edhe disa gjela të ndërkryer e të shastisur që këndojnë që në mes të natës, kështu mjerë kush u beson e zgjohet vërtetë nga gjumi e prit të zbardhë dita e ska. Këtyre gjelave të tillë murgu baba ua priste kokën se marrin në qafë miletin, thoshte. Gjelat që ishin vërtetë të mençur dhe fisnikë ua preu kokën ai gjeli qoftëlargu, sepse e dinte që ata përbënin rrezik për kotecin e vet, të tjerët këndonin besnikërisht avazin e tij, ndaj këta të fundit janë shtuar shumë sot. Gjelat kanë dhe një fat të madh që se ke ti, o njeri. Ata bashkëjetojnë me pulat dhe i ndërrojnë ato sa herë të duan. Të vjen ca inat, por ske çbën. Ai është fati i tyre. Aaaa ndryshon puna pastaj nëse rolin e këtyre gjelave e luajnë dhe njerëzit sot, veçse po qe kështu, gjelat kanë të drejtë të na hedhin në gjyq, se u kemi hyrë në punët e tyre të brendshme hamshore. Por ku ta dinë murgjit gjela se nga gjykatat tona ska frikë askush, ato kërkojnë rreth 10-20 vjet kohë për të gjetur fakte.(!) Sidoqoftë gjeli mbetet simbol i pushtetit, i të fortit, i krenarisë dhe egos për të qenë mbret, paçka se mbret koteci. E meta e gjelave është se fronin e fitojnë pa votime, pa zgjedhje, vetëm me ndeshje e përleshje. Ama po vazhduan prapë kështu, skanë për tu pranuar në Europë. Do zoti e binden që edhe pushtetin ta ndajnë me pulat, veç jo me ato pulat a pulkat që kakarisin sdihet se për çfarë dhe sbëjnë vezë, por me ato pulat e urta dhe pjellore të cilat për fat të mirë i kemi me shumicë, kështu ndoshta do tna shpëtojnë paksa veshët edhe neve, por edhe komshinjve. Frikë kam se gjelat nuk do ti shikojnë pulat si konkurrente dhe do ti lënë të merren me pastrimin dhe punët shtëpiake përreth koteceve. Gjelat e sotëm e kanë kuptuar se që të jesh vërtetë një gjel pushtetar, duhet të kesh të shkretën edhe ca prona. Kësaj ia kanë marrë mirë dorën, madje flitet se i kanë ndarë zonat e influencës se ku do të këndojë njëri e ku do të kendojë tjetri. Kanë pakëz të drejtë, se ai gjeli qoftëlargu ua mori fare pronat dhe i tufëzoi të gjithë në një kotec të vetëm ku i vetmi gjel ishte vetë ai. Sigurisht që ai nuk veproi mirë, pasi sot pronat po bëhen pre e gjelave më të fortë, kështu sot kemi prona pa pronarë të vërtetë dhe pronarë pa prona të vërteta.(!) Kohet moderne që jetojmë se çna kanë sjellë edhe disa hibride të reja gjelash, të cilët ditë për ditë dalin mbi kapicat e plehut të vet dhe provojnë zërin se dinë të këndojnë ndryshe, se këndojnë një këngë të re, dhe për të na mbushur mendjen, mburren se janë specializuar në kotecet e huaja perëndimore. por fakir fukaraja e ka vënë re se zëri i këtyre gjelave të rinj se çpaska disa nota muzikore të njëjta me këngët e gjelave të shkuar, kësaj i thonë,more buçko, këngë e re, avaz i vjetër. Po sa qesharakë që bëhen kur thonë: e lashë Amerikën për kotecin tim. Është gjynah të mos u besosh kur hipokrizinë ta shesin për patriotizëm, paçka se me një performancë e grim modern të sponsorizuara nga kotecet mafioze jashtë dhe brenda vendit. Mos vallë më shumë se dashuria për kotecin është meraku dhe etja për pushtetin!? E kësisoj fakir fukaraja ironizon: eh, sa gjela patriotë me pasaporta perëndimore paskemi që treten për kotecin e tyre!! Çudira të vërteta si këto skanë të sosur, por çudia më e madhe qenka: pse u ngjakemi kaq shumë këtyre pulave dhe gjelave edhe ne njerëzit?!