“Fajin” e ka ai që flet
Ylli Manjani
Kushdo që ka marrë përsipër të thotë publikisht mendimin e tij, fatkeqësisht ka ndjerë edhe një reagim të poshtër, jo për mendimin e thënë, por për faktin se përse u tha Në politikë, ky fenomen është veçanërisht i përhapur. Sulmi që vazhdimisht politika i bën medias, gazetarëve dhe njerëzve të tjerë që shkruajnë apo thonë hapur mendimet e tyre, është prova më e qartë e këtij fakti. Në vend të merren me të vërtetën që përjeton shoqëria, politika merret më shumë me ata që flasin. Për fat të keq, politikës nuk i intereson mendimi apo problemi që ngrihet, por personi që i thotë problemet. Nuk ka asnjë dyshim se problemet që ngrenë në media gazetarët (por jo vetëm) janë reale. Këto probleme i shohim të gjithë. Të gjithë ne jetojmë në këtë vend, shohim dhe përjetojmë edhe krizën ekonomike, edhe varfërinë, edhe qeverisjen e keqe, edhe lojën korruptive me tenderët, edhe çmimet e ngritura, edhe shërbimet e munguara, edhe politikën e mbrapshtë, edhe pozitën problematike, edhe opozitën e pafytyrë, edhe kapjen e shtetit, edhe shkeljen e ligjit, edhe mosndëshkimin e fajtorëve, edhe drejtësinë e rrënuar, edhe median që i shërben politikës, edhe shoqërinë që rrënon veten nga fenomene shkatërruese e kështu me radhë. Pra i shohim të gjitha të këqijat dhe të mirat që ndodhin në këtë vend. Mirëpo, politika “urdhëron’ të shihen vetëm të mirat dhe kurrë të këqijat. Madje edhe kur ato të këqija ndodhin, njerëzit duhet “të mendojnë” se ato vijnë nga çdo gjë përveç politikës.
Personalisht kam ngritur në publik, veçanërisht kohët e fundit, disa shqetësime që vijnë nga keqfunksionimi i politikës në këtë vend. Jam ndalur pak më gjatë në keqfunksionimet që kanë ndodhur në Partinë Socialiste, jo për të nxjerrë mllef, siç thotë Edi Rama, po për të ngritur probleme parimore. Kam argumentuar juridikisht në publik, pikëpamjen time mbi teorinë e ndërprerjes automatike të mandatit të deputetit, që në momentin kur nuk bën betimit dhe jo kur kalon afati 6 mujor. Kjo është bindje profesionale bazuar në Kushtetutë dhe logjikë juridike dhe, jo në deklaratat karagjoze të partive politike (përfshi edhe partinë Socialiste). Mirëpo në vend që të merren më pikëpamjen, partia e zotit Rama merret me mua, me tonin tim të të folurit si dhe me disa elementë krejt të parëndësishëm në raport me thelbin e pikëpamjes së emetuar.
Në një studio televizive, një deputet i PS-së (nuk ka rëndësi emri) u mundua të thoshte se “nuk duhet dëgjuar Ylli Manjani për çështjen e mandateve sepse është në konflikt interesi”. Me demek, sipas deputetit, unë e paskam krijuar këtë pikëpamje juridike në funksion të “hallit” tim për t’u bërë deputet. Sigurisht që e mëshiroj zotërinë, jo për pozitën politike, por për hir të injorancës juridike që përfaqëson. Sidoqoftë më duhet të merrem me konceptin dhe jo më personin/at, që thonë në media vetëm ato që lejohen dhe që gjithmonë nuk janë mendimet e tyre por të kryetarit. Konflikt interesi, quhet të përdorësh një atribut të dhënë në favor të interesave private. Nëse e lexojmë kështu këtë koncept, besoj se është e qartë se ngritja publikisht e një pikëpamje juridike nga një jurist pa asnjë funksion publik nuk besoj se ka lidhje me konfliktin e interesit. Nuk besoj se të folurit në publik është ndonjë “atribut” që ta jep dikush. Ndërkohë, deputeti/ët që është zgjedhur nga shqiptarët për shkaqe private (jo të tij/tyre por të kryetarit, jo deputet) nuk ushtron detyrën publike. Nëse duhet të vlerësojmë se kush nga ne të dy është në konflikt interesi, besoj se për shkak të logjikës dhe jo të interesit, konflikti bie mbi deputetin/ët. Për më tepër që deputeti në fjalë u regjistrua në listën si kandidat, pa dhënë më parë dorëheqje si anëtar i Këshillit Bashkiak, siç e kërkon Kushtetuta (një konflikt ky me ligjin dhe jo më me interesin). Cili është konflikti i interesit, kur thua publikisht se deputetët që përzgjodhi zoti Rama janë vulnerabël para pushtetit sepse, ose janë biznesmenë ose janë të pa votuar? A nuk është fakt i njohur në publik se ndërtues në Tiranë janë sot deputetë të Partisë Socialiste që drejtohet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës? është gjithashtu fakt publik (mund të verifikohet në KQZ) se Sadri Abazi dhe Qemal Minxhozi të ngarkuar për të përfaqësuar PS-në përkatësisht në KZAZ Dibër dhe KZAZ Mat, janë më pak të votuar sesa unë, që isha ngarkuar nga partia të përfaqësojë KZAZ Bulqizë. Ashtu siç është fakt publik, deklarata e Qemal Minxhozit para votuesve të Matit me “nuk e dua mandatin nëse ju nuk më votoni” dhe gëlltitja e turpshme që i bëri deklaratës së vet pas zgjedhjeve kur nuk u votua. Nëse të thuash të vërtetat quhet konflikt interesi, atëherë nuk kam aspak turp të pranoj se jam në konflikt me këtë lloj interesi. Interesi im personal konflikton shumë me fshehjen e së vërtetës dhe mashtrimin që i bëhet publikut. Interesi im profesional konflikton dukshëm me interesin e Edi Ramës dhe të tij-ve për të mos respektuar Kushtetutën e Republikës. Interesi im politik konflikton hapur me interesat e turbullta të drejtuesve të partisë që refuzojnë të përfaqësojnë votuesit e majtë në institucionet e shtetit. Interesi im demokratik konflikton pa asnjë ekuivok me interesat e errëta të kryetarëve të partive, jo deputetë (të vetëshpallur opozitarë) që kërkojnë të marrin peng parlamentarizmin.
Kjo lloj politike, që nuk sheh problemin në realitet por merret me atë që i thotë këto probleme, quhet autokraci. Në mjedise autokratike individët nuk lejohen të mendojnë e jo më të flasin. Në këto mjedise, nuk ka profesionistë, por ushtarë pa sy, pa gojë e pa veshë (kështu mendonte edhe Edi Rama dikur). Në shoqërinë demokratike të shprehurit është liri themelore dhe jo llogari dhënie para kryetarëve pronarë partish. Në shoqërinë demokratike debatohet për pikëpamjet dhe mendimet dhe jo mbi personat që i përfaqësojnë ato. Në shoqërinë demokratike nuk ka faj ai që flet, por ai që vepron kundër ligjit dhe interesit të vetë shoqërisë demokratike. Ky është konflikti real ndërmjet interesit privat të politikës autokratike dhe interesit të shoqërisë demokratike.