Korçe - Përmbyten dy mijë ha tokë
KORçE - Shtohen sipërfaqet e përmbytura në fushën e Maliqit nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Mbi 2 mijë hektarë me tokë bujqësore nga afro 5 mijë që ka kjo fushë janë nën ujë, duke sjellë kështu dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. Që nga qyteti i Maliqit e më tej, përgjatë rrugës për në Pogradec, shikohen sipërfaqe të mëdha toke bujqësore nën ujë, në të cilat tashmë niveli ka arritur mbi gjysmë metri. Sipas specialistëve, duhet të paktën një muaj që uji që të largohet, pasi të përfundojnë shirat. Situata më e rënduar është në komunën e Vreshtasit, ku llogaritet të jenë nën ujë afro 1200 hektarë tokë e mbjellë, si dhe komunat e Libonikut e Sheqerasit. g.a