E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breshëri pushton Beratin



Një breshër i fuqishëm ra dje në rajonin e Beratit duke dëmtuar të mbjellat dhe pemët frutore. U deshën vetëm rreth 20 minuta rrebesh që breshëri të arrinte deri në 5 centimetra. Sipas fermerëve dëmet janë të konsiderueshme. Zonat më të dëmtuara janë ajo e Kutallisë, Poshnjës si dhe Skrapari. Ndërkohë që reshjet kanë dëmtuar edhe 15 banesa në Urën Vajgurore në lagjet “Pashatlli” dhe “Kondezbalt”. Uji ka vërshuar në këto zona duke i bërë të pabanueshme shtëpitë. Sipas bashkisë së këtij qyteti, janë marrë të gjitha masat për të ndihmuar të dëmtuarit, ndërkohë që mjetet e rënda po punojnë për hapjen e kanaleve të thella, në mënyrë që të bëhet shkarkimi i ujërave. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›