E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e posteve, Bode: “Nuk ka propozime konkrete”

Autori i Lajmit: Redaksia
Pavarësisht zërave në favor të ndryshimeve në statutin e Partisë Demokratike për ndarjen e postit partiak nga ai i drejtimit në qeveri, duket se ende nuk ka një propozim konkret për këtë çështje në selinë blu. Ridvan Bode, që kryeson dhe grupin e punës për ndryshimet në statut, lë qartë të kuptohet se komisioni që ai drejton nuk do të merret me zëra të veçuar që shprehen në media për këto ndryshime dhe se partia do të merret me këtë çështje vetëm nëse propozimet bëhen konkrete dhe nëse ato gjenden në përputhje me statutet e partive simotra, anëtare të partive popullore evropiane. “Komisioni është i hapur për të gjitha propozimet që formulohen në mënyrë legjitime. Ska asnjë lloj kërkese për të tilla gjëra. Statuti i PD është tërësisht i integruar në struktura të tjera analoge. Nëse do të vijnë propozime që përputhen me statutet e partive të tjera analoge, gjithçka do të jetë e mundshme për tu marrë në konsideratë. Ai që vendos përfundimisht është Kuvendi Kombëtar i PD”, - theksoi Bode.

Ky lajm është publikuar: 17/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›