Prizren, 30 ditë burg për të dyshuarit si ekstremistë islamikë
PRIZREN- Dy shqiptarët dhe tre boshnjakët të cilët u arrestuan pak ditë më parë do të qëndrojnë në burg për 30 ditë, ka bërë të ditur policia e Kosovës.
Grupi dyshohet për organizim të sulmeve të armatosura dhe nxitje të incidenteve etnike.
Rreth 120 policë morën pjesë në arrestimin e pesë personave në qytetin e Prizrenit, mëngjesin e së shtunës së kaluar. Nga bastisjet në tetë qendra policia sekuestroi sasi të mëdha armatimi, përfshi armë të rënda, armë dore dhe uniforma ushtarake.
Policia sekuestroi dhe pesë kompjutera, ku besohet se ka informacione mbi organizimin e sulmeve. Sipas mediave pesë të arrestuarit i përkasin një sekti të fesë islame, dhe agjencia e lajmeve serbe Tanjug raportonte sot se i përkisnin një sekti të besimit fetar sunit ekstremist në Bosnje Hercegovinë.
(s.g/B92/ BalkanWeb)