E Diel, 1 Nëntor 2026

Specialistët: Gripi sezonal, më i rrezikshëm se A H1N1

Gripi sezonal që po qarkullon në vendin tonë ka rrezikshëmri më të lartë se virusi pandemik A H1N1. Specialistët e shëndetësisë deklarojnë se në 24 orët e fundit janë identifikuar 11 raste të reja 8 prej të cilave janë me gripin sezonal A dhe 3 me virusin AH1N1. Ata spjegojnë se komplikacionet që vijnë nga influenca stinore janë më të forta se sa pritej.
“Janë identifikuar 11 ratse, influenca stinore ka dalë përpara A H1N1, simtomat janë më të rrezikshme se të A H1N1, rreth 30 % e rasteve të identifikuar janë me virusin A nga 10 % që ishte ditë më parë, kjo do të thotë se ai po përparon me rritme të shpejta.”
Asnjë prej rasteve të identifikuar me grip sezonal apo virusin pandemik nuk u përket nxënësve të shkollave për të cilët po bëhet një monitorim i hollësishëm. Gjithashtu specialistët rekomandojnë marrjen e menjëherëshme të vaksinës kundër gripit sezonal, e cila krijon 76 % mbrojtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›