E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, plan për mbrojtjen e mjedisit

Ministria e Mjedisit ka prezantuar dy dokumenta të rëndësishëm që kanë të bëjnë me ndikimet e ndryshimit të klimës dhe nevojë për reduktimim e emetimit të gazit të karbonit në atmosferë. Dy dokumentat do të paraqiten në Konferencën e Kopenhagenit në dhjetor të këtij viti.
Gulden Turkoz Cosslet “Shqipëria emeton deri në 25 përqind të gazrave të karbonit të nivelit mesatar të vendeve të industrializuara. Kjo është falë niveleve të ulëta të konsumit të energjisë dhe një përqindjeje të lartë të elektricitetit që prodhohet në hidrocentrale. Pra në Shqipëri energjia konsumohet si elektricitet. Ky dokument politikash identifilon sektorët kryesorë që kontribuojnë në emetimin e gazrave siç janë energjia 44 përqind, e ndjekur nga agrikultura 27 përind, pyllëzimi 22 përqind. Transporti është gjithashtu një nga sektorët më në rritje. Ky raport këshillon marrjen e masave të nevojshme në korniza ligjore dhe institucionale për të parandaluar ndryshimet klimatike.”
Duke u bazuar në dy dokumentat e hartuar nga Ministria e Mjedisit, parashikohet që shkarkimi i gazeve serë në atmosferë të ulët në masën 48% deri në vitin 2025.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›