E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet Shëndetësore, ISKSH kontrata edhe me privatët

Librezat shëndetësore së shpejti mund të përdoren nga pacientët edhe në spitalet apo klinikat private. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është duke hartuar një projektligj, i cili do të përfshijë në skemën e sigurimeve, jo vetëm klinikat shtetërore, por edhe ato jopublike. Drafti është ende në fazën e hartimit dhe diskutimit lidhur me llojin e kontratave dhe mënyrën e tarifimit.
Elvana Hana “Për herë të parë projektligji parashikon kontraktimin me shërbimin privat, duke futur elementin e konkurrencës i cili padyshim do të sjellë një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët.”
Projektligji parashikon financimin e shërbimeve shëndetësore përmes paketave të cilat do të hartohen nga Këshilli administrativ i Institutit të Kujdesit Shëndetësor.
Elvana Hana “Financimi i Shërbimeve Shëndetësore do të bëhet përmes paketave të mirëpërcaktuara të shërbimeve të cilat do të përfshijnë vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor publik dhe spitalet publike.”
Drafti është ende në fazën e hartimit dhe diskutimit lidhur me llojin e kontratave dhe mënyrën e tarifimit. Më pas eskepertët do të diskutojnë projektligjin edhe me grupet e interesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›