Fajon: “Protestat e opozitës mund të penalizojnë Shqipërinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas deklaratës për mundësinë e shtyrjes së datës për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, eurodeputetja Tanja Fajon ka dalë me një tjetër deklaratë kritike për vendin tonë. Sipas saj, situata politike në vend dhe protestat e opozitës mund të sjellin penalizimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe konkretisht, planin për liberalizimin e vizave. Deklaratën e ka bërë eurodeputetja Tanja Fajon, në fjalën e mbajtur në Institutin Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) në Lubjanë. Fajon ka theksuar se zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat e opozitës mund të mbyllin dyert e integrimit në lidhje me çlirimin e shqiptarëve nga zona e ndaluar Shengen. Duke bërë një krahasim të arritjeve të bëra nga institucionet për plotësimin e kushteve për vizat dhe situatës politike, Fajon thekson se sjellja e opozitës do të tregojë nëse “Shqipëria është me të vërtetë e pjekur, apo do të mbyllë derën e saj drejt Evropës në javët e ardhshme për shkak të situatës politike të tensionuar dhe thirrjeve të opozitës për protesta antiqeveritare në fund të këtij muaji”.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010