E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, protesta për rrugën e papërfunduar

Autori i Lajmit: Redaksia

Rruga nacionale që lidh Kukësin me Shishtavecin dhe dy fshatra të tjera, rreth 45 km e gjatë, është në gjendjen e saj më të rëndë. Qarkullimin e banorëve të këtyre zonave e kanë vështirësuar më shumë edhe reshjet e rëna gjatë dimrit. Banorët kanë ngritur zërin e protestës për rregullimin e kësaj rruge, si dhe për përshpejtimin e punimeve të nisura, jo vetëm të rrugës së Shishtavecit, por edhe të rrugicave apo punimeve brenda fshatit. Banorët i janë bashkuar edhe protestës së opozitës për këtë problem, si edhe për të tjera probleme si punësimi dhe dhënies fund të varfërisë. Në verën e kaluar kanë nisur punimet për hapjen e rrugës së re me fondet e qeverisë shqiptare, por duket se rruga e Shishtavecit ende nuk ka përfunduar.

Ky lajm është publikuar: 25/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›