"Fajtorët e skandalit nuk u ndëshkuan"
Pilotët e Formula 1 janë rreshtuar të gjithë përkrah Flavio Briatores dhe kundër Nelsinjo Pikesë. Kubika ka deklaruar: "Në përfundim të hetimit, fajtorët e vërtetë të skandalit nuk u ndëshkuan". Në të njëjtën linjë qëndron edhe Fizikela, sipas të cilit "imuniteti që FIA i siguroi Pikesë është i gabuar, ndërsa pezullimi përjetë i Briatores është i ekzagjeruar". Mjaft i çuditur Jarno Truli, i cili thekson një prej pikave të dobëta të imazhit që Briatore kishte krijuar në F1: ai cilësohej një menaxher i aftë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për aftësitë e tij strategjike. "Për sa i takon teknikave dhe strategjive, tha piloti italian, Briatore kupton shumë pak, për të mos thënë aspak. Nuk është normale që ai të jetë fajtori i vetëm dhe të paguajë për mëkatet e të gjithëve". Mes zërave të paktë që ishin kundër foli Raikonen: "Për Briatoren ky ishte çmimi që duhej të paguante për ato që bëri, ndërsa më duket i vështirë rikthimi i Pike".