Alan Perman, njeriu që "dënoi" Briatoren
Gjuetia për të zbuluar identitetin e misteriozit "Zoti X", i cili citohej në verbalet e FIA-s si dëshmitari kryesor kundër Flavio Briatores ka dhënë rezultat. Duket se personazhi që "dënoi" menaxherin e Renaultit është Alan Perman, përgjegjësi i inxhinierëve të pistës në skuadrën franceze. Aktualisht ai ndodhet në Singapor, ku do të mbulojë detyrën e shefit të teknikëve, post i lënë bosh nga mësuesi Simonds, i cili u skualifikua për pesë vjet. Perman ishte superdëshmitari i skandalit "crash-gate", i cili komunikoi me krerët e FIA-s nëpërmjet telefonit, vetëm pak orë përpara mbledhjes së Këshillit Botëror. Skuadra Reno duket se e ka siguruar në momentin e fundit "rrëfimin" e inxhinierit: ai duhet të ofronte sa më shumë materiale kundër menaxherit Briatore, në mënyrë që të shmangeshin sanksione për skuadrën. Permanit, ashtu sikundër ndodhi me Pikenë, në këmbim iu ofrua imuniteti.