Kapet me dy femra dhe nje mashkull, do i conte ne Greqi
Gjirokaster- Tentonte trafikimin e dy femrave dhe nje mashkulli ne Greqi, ne rruge ilegale kundrejt perfitimit 800 euro per person, por kapet ne piken kufitare te Kakavijes. Mengjesin e dites se djeshme, agjentet Antitrafik ne Policine e Gjirokastres, ndaluan te dyshuarin Medin Zeqo, 28 vjec, banues ne fshatin Sulaj te Fierit. Burime zyrtare deklaruan se gjate oreve te nates se marte, duke u zbardhur e merkura, i riu eshte kapur ne afersi te fshatit Kakavije afer kufirit jeshil, se bashku me 3 persona te tjere, banues po ne Fier, te cilet po tentonin per te kaluar kufirin ilegalisht. Gjate shoqerimit dhe marrjes ne pyetje eshte zbuluar se Zeqo ka qene udherrefyesi dhe perfituesi i 800 eurove per person, nese i dergonte deri ne destinacion. Ndaj 28-vjecarit eshte ngritur akuza e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, kundrejt fitimit".