Permbytjet ne qark, Prokuroria e Shkodres heton KESH-in
Shkoder- Prokuroria e Shkodres nis hetimet per permbytjet e ndodhura ne qark, qe kane zhytur nen uje me shume se 11 mije hektare toke, 2.600 banesa dhe rrezikuar mbi 5 mije persona. Objekt investigimi mesohet se do te jete Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), si dhe veprimtaria e saj e muajve te fundit, shitjet e energjise, shkarkimet ne kaskade, menaxhimi i prurjeve nga lumenjte dhe derdhjet nepermjet portave te emergjences. Lajmi behet i ditur nga burime te organit vendor te akuzes, qe pritet te terheqin te gjithe dokumentacionin e nevojshem nga institucioni i KESH-it ne Tirane, duke filluar nga data 28 dhjetor 2009. Hetimet kane nisur kryesisht qe prej dites se marte dhe nuk ka pasur nje kallezim penal nga banoret, apo partite politike. Gjithsesi behet me dije se keto hetime vijne menjehere edhe pas akuzave te perseritura te Partise Socialiste per keqmenaxhim te situates ne kaskaden e Drinit, hidrocentralet e Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes si dhe shkarkimet e teperta qe sollen permbytjet ne Qarkun e Shkodres. Investigimi po kryhet per te verifikuar nese ka elemente te vepres penale te "shperdorimit te detyres". Prokuroria e Pergjithshme, as mohoi dhe as pohoi lajmin mbreme, duke lene te kuptohet se gjithcka e ka ne dore organi i akuzes ne Shkoder. Nga Prokuroria e Rrethit u be me dije se ka nje hetim te nisur kryesisht, i cili konsiston ne verifikimin e dokumentacioneve per te vleresuar nese ka shperdorim te detyres nga autoritetet qe menaxhojne KESH-in dhe hidrocentralet, apo eshte nje fatkeqesi natyrore e shkaktuar nga prurjet e medha te lumenjve pas shirave dhe debores se dendur.