S’ka kthim përgjigjesh nga BE - por dërgohen edhe 170 pyetje shtesë
Në kohë rekord, mbërrijnë në Shqipëri grupet e vëzhgimit të KE për pyetësorin
Ka marrë vetëm një muaj kohë KE, për të lexuar të 3854 përgjigjet e palës shqiptare, të vlefshme për procesin e përfitimit të statusit të vendit kandidat në BE, dokument që u dorëzua në 14 prill të këtij viti. Pas kësaj, Brukseli i ka nisur Tiranës zyrtare shtesë 170 pyetje, brenda një komplesi prej 700 kërkesash, të cilat lidhen me kërkesa për statistika apo ligje shqiptare të përkthyera në anglisht. Ministrja e Integrimit Bregu duke përcjellë këtë infomacion, nënvizoi faktin e prioritetit me të cilin KE e ka trajtuar këtë proces për Shqipërinë.
Ministrja e Integrimit tha se në Tiranë kanë mbërritur tashmë dhe grupet e vëzhguesve të KE, të cilët do te monitorojnë në terren detyrimet e palës shqiptare në raport me BE. Qeveria shqiptare duhet të japë përgjigje pyetjeve shtesë dhe kërkesave brenda 10 qershorit 2010.
...