E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Do zbatoj ligjin për kutitë. Djegie të fletëve të votimit brenda gushtit

Edmond Spaho: çuditë e Edvinit, që të mbulojë dështimin dhe çuditë e çadrave. Adriana Gjonaj: Greva me rotacion, një ide që mund ta marrë seriozisht vetëm Edi Rama


Kryetari i KQZ-se Arben Ristani thote se ligji imponon tashme vetem nje rruge per ceshtjen e kutive te votimit, dergimi i materialeve zgjedhore ne arkiv dhe djegia e fleteve dhe kundrafleteve. Ne nje interviste per Alsat, Ristani tha se propozimi i PS-se per zbardhjen e materialit zgjedhor dhe dergimin e ceshtjes se hapjes se kutive te votimit per rinumerim ne komisionin e Venecias eshte nje eshte nje zgjidhje jashte kuadrit ligjor. “I vetmi veprim që kryhet nga KQZ është hapja e kutive të votimit, seleksionimi i dokumentacionit që ndodhet në kutinë e materialeve zgjedhore, dërgimi i tij në arkivin e shtetit dhe djegia e fletëve të votimit dhe kundërfletëve. Kjo është veprimtaria e përcaktuar me ligj brenda së cilës do të veprojë KQZ dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër jashtë këtij kuadri ligjor” tha Ristani. Ai shton me tej se tashme afat per nje kompromis mes paleve per çeshtjen e kutive ka mbaruar dhe i vetmi institucion qe ka ne dore trajtimin e tyre eshte KQZ, duke perjashtuar mundesine e ankimit qofte edhe ne gjykaten e Kushtetuese apo komisionin e Venecias. “E vetmja mundësi që ka qenë për t’ju drejtuar gjykatës Kushtetuese ka qenë kërkesa për rinumërimin e votive të caktuara, kërkesë e cila u rrëzua nga KQZ dhe u la në fuqi nga Kolegji Zgjedhor. Mbas kësaj, në rast se do të kishte ndonjë pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut apo shkelje të tjera kushtetuese ekzistonte mundësia e ndjekjes së rrugës në gjykatën Kushtetuese. Në këtë moment që është nuk shoh rrugë tjetër vecse zbatimit të ligjit dhe zbatimi i ligjit në këtë moment nuk hap horizont për rrugë të tilla” tha Ristani.




Adriana Gjonaj: Greva me rotacion, një ide që mund ta marrë seriozisht vetëm Edi Rama


“Edvin Kristaq Rama, pasi humbi zgjedhjet gjeti bojkotin, si politikë të Re. Por deputetët nuk i la pa punë. Në fillim i punësoi si rojtarë tek pallatet e Dashit. Më pas zbuloi se deputetët me maskat e zeza do dukeshin më trendi. Pastaj, bllokmenëve të rinj iu kujtuan çadrat. Një kamping në bulevard, është padyshim një performancë e re.


Por, për të populluar çadrat, duheshin edhe para. Me para në dorë protestuesit do ishin më të angazhuar. Me studimet e fundit, Z. Rama zbuloi se njeriu nuk ka nevojë as të ushqehet. Siç po e dëshmojnë tek çadrat, edhe pas 18 ditëve, ata ushqehen me frymën dhe erën e luleve të Edvinit, dhe janë “më të fortë se kurrë”.


Tani që u zbulua se jetohet me frymë dhe paguhet në dorë, zoti Rama thotë se ka kërkesa të shumta për kamping. Aty mund të hysh, mund të dalësh, mund të kthehesh, mund të ikësh prapë. Aty mban fjalime, aty këndon, aty je Live me televizionet e grevës, aty mbahet mjekër.


Së fundmi kemi “Breaking News”. Politika e re tani ka zbuluar edhe grevën e RE. Zyrtarisht tani do të shohim Live grevën me rotacion. Kjo është serioze, nuk është për të qeshur - thonë “gli onorevolit” e çadrave”.


Edmond Spaho: çuditë e Edvinit, që të mbulojë dështimin dhe çuditë e çadrave


Z. Rama, Z. Ruçi dhe bllokmenët e tjerë të rinj e të vjetër kërkojnë pushtet në tavolinë, pushtet me dhunë; Për të marrë pushtetin, Z.Rama nuk njeh zgjedhjet më të mira dhe shkel ligjin e demokracisë; Për të marrë pushtetin në tavolinë, Edvin Rama refuzon Prokurorinë që ka instrumentet në rast prove për të hapur kutitë, dhe refuzon Kushtetutën; Për të marrë pushtetin nën tavolinë, Edvin Rama refuzon Këshillin e Europës, refuzon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, refuzon Komisionin e Venecias; Për të marrë pushtetin me dhunë Z. Rama urdhëron bllokimin e rrugëve, ndërtimin barbar të kampingut të çuditshëm, dhe paguan protestuesit me para në dorë; Për të mbuluar dështimin dhe çuditë e çadrave, Edvin Rama, ky sadist, në kundërshtim me rregullat e grevës ka hapur së fundmi tenderin për Grevë me rotacion.


Zoti Rama, ju njoftojmë se interesat e tua egoiste personale nuk do të bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt Europës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›