Kadare: Shqiptarët t’i japin fund ndërprerjes së fatit të tyre, nga ai i Evropës
Në një intervistë për “La Stampa”-n e Torinos, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare bën thirrje për hapjen e arkivave, prej nga do të dalë e vërteta e monstruozitetit të regjimit komunist. Intervista, në kuadër të botimit në italisht të romanit “Përbindëshi” (Il Mostro)
Nga Parisi shkrimtari i madh shqiptar bën thirrje për miratimin e lighit dhe hapjen e arkivave shtetërore. "Shqiptarët nuk kanë guximin të përballen me të kaluarën e tyre. Hakmarrja, është alibi, pretekst..e vërteta nuk mund të fshihet"- thote Kadare, në një intervistë të botuar sot në faqen online të të përditshmes italiane "La Stampa".
“Për t’u liruar me të vërtetë nga e kaluara autoritare Shqipëria kanë nevojë për të vërtetën, për kurajën, e që deri tani nuk ka pasur për të hapur arkivat, të mos jetë e shantazhuar nga alibia e një hakmarrjeje të mundshme“- Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar, të cilit, shtëpia botuese, Fandango, në Itali sapo i ka publikuar romanin “Il Mostro”, (Përbindëshi), e shkruar në vitet e diktaturës komuniste, nga Parisi tregon hapat e vështirë të vendit të tij për t’ju bashkuar Europës. “Përbindëshi” është një libër kyç mbi identitetin e një vendi i cili dy herë u nda nga Europa, në fillim nga turqit dhe më pas nga komunizmi... “është problemi numër një, i cili për fat të keq ende i pa zgjidhur. Por është për të gjithë Ballkanin, kjo ndërprerje me Europën, nga kjo lidhje me perandorinë turke. Por historia është edhe më antike, më parë ka qenë gadishulli Iberik e cila u nda nga Europa, më pas Ballkani. Turqit e provuan edhe me Italinë por nuk i dolën, dhe ishte objektivi i tyre i vërtetë, pasi kishin marrë atë që cilësohej si Roma e dytë, Kostantinopolin, duhesh marrë e para. Më pas ndryshuan mendim, vendosën të hipnin përgjatë Ballkanit drejt zemrës së Europës... nuk e donin detin”.
Më pas fashizmi: një periudhë e shkurtër? “Po, por për shkak të fashizmit erdhi komunizmi. Jugosllavët, shqiptarët dhe grekët u bashkuan nën një sovranitet ideologjik. Në Shqipëri, nuk kishte shenjues, nuk kishte kushte që komunizmi të ishte destini i ynë”.
Më pas stina e madhe e besimit totalitar: staliniste, kineze, autarkike: keni njohur të sfumaturat e totalitarizmit... “Mbi të gjitha ka qenë e trishtueshme. Shenja e parë ishte represioni, më pas mërzia. Nuk flitet kurrë për këtë trishtim, edhe pse ishte një gjë e zakonshme, një angari për njerëzit bashkë me represionin, marshonin bashkë me dhunën dhe zbehtësinë e jetesës, të pangjyrë, e të varfër. Regjimi i krijon vetes një jetë artificiale, një skenar shabllon, sepse një jetë normale nuk mund të ekzistojë në një diktaturë. Dhe qëllimi i parë i tiranive është të deformojnë jetën, ta ç’organizojnë totalisht atë”.
Ju ishit një shkrimtar me famë atëherë, si mundët të mbijetonin nën tirani? “E vetmja mënyrë për të rezistuar është të përpiqesh të shkruash, të bësh ngjasme vetes tënde se jeton në një vend diktatorial, por që në të njëjtën kohë, ju mund të bëni diçka që del nga ky model; mbi të gjitha të bësh letërsi! Mund t’ia dalësh apo jo, nuk ka formula të paracaktuara, duhet të tentosh; “Përbindëshi” u publikua e më pas u ndalua. Edhe gjatë periudhës së stalinizmit ka pasur shkrimtarë të jashtëzakonshëm. Bulgakov ka krijuar gjithçka nën stalinizëm, pra nuk ka pritur të vinte Krushovi e pastaj të shkruante. Kështu dhe Maldestam, Anna Akmatova, edhe nën stalinizëm ka letërsi të madhe”.
Ndonjëherë duket më e vështirë të shkruash në një demokraci...“është një paragjykim, që duhet t’i vendosësh shkrimtarët në vështirësi që të shkruajnë mirë. Nuk mund të nxirren konkluzionet nga një ekstrem në tjetrin, nuk është liria që bën letërsinë, nuk është tirania që e vret atë, nuk është liria që bën gjeniun të shkruajë, nuk është diktatura që e bën mediokritetin. Mrekullia e saj është se nuk është e klasifikueshme”.
Më pas erdhi pranvera shqiptare, si e gjykoni periudhën aktuale të vendi tuaj? “Një situatë që nuk është për t’u patur zili. Sigurisht që diktatura është rrëzuar, por mbeten gjithmonë gjurmën e saj: jo ato konkrete por ato të një mendësie të përgjithshme. Shqipëria ende nuk ka realizuar këtë shkëputje, është diskutuar gjatë por për fat të keq ende nuk është rënë dakord për një ligj për lustracionin për të hapur arkivat sekrete. Dhe kjo mosnjohje e të vërtetës ka efekte negative, lejon spekulimet e mundshme dhe favorizon një pjesë të korrupsionit që bren vendin; pasi disa njohin sekretet e të tjerëve dhe i përdorin. Ish-informatorët, spiunët janë bërë një lloj thesari për dy kampet e politikës, përdoren si armë për shantazh. Shqiptarët nuk kanë guximin të përballen me të kaluarën e tyre. Ka nga ato që thonë: të hapen arkivat e sigurimit; të tjetër kundërshtojnë: jo, pasi kjo do të krijonte probleme, jemi vendi i hakmarrjes. Por nuk mund të mbulohet e vërteta pas një preteksti. është një pretekst, një alibi kjo e hakmarrjes. Në Shqipëri ka mijëra ish-të burgosur që takojnë në kafene ata që i torturuan dhe nuk ndodh asgjë. Ish informatorët janë një problem i komplikuar, duhet të jetojnë por nuk mund të kenë poste drejtuese, nuk duhet të japin leksione morali. Edhe jeta e tyre është një kapitull i dramës, ishin të rekrutuar me metodat të egjra, nganjëherë janë mashtruar por nuk kanë të drejtën të bëhen lider të vendit”.
Europa ishte shpresa, ju ka zhgënjyer me grindjet e saj mediokre, obsesioni i saj për konsumizëm? Jo, të bëhesh europian është ende aspirata numër një, nuk ka alternativë. Sigurisht nuk është parajsa, ka problemet e saj të mëdha dhe të vogla, strategjike dhe të përditshme, por nuk ka alternativë tjetër. E imagjinonin me kryeveprat e saj, janë pak të zhgënjyer por kanë kuptuar edhe logjikën e këtyre defekteve, nuk mund të krijohet një sistem liberal demokrat pa ekzistuar këto defekte.
A ka pasur shkrimtarë, libra që ju kanë nxitur të bëheshit shkrimtar? “Në adoleshencë pëlqehet një letërsi shumë dramatike, e errët, fantastike. Unë isha kështu; në Ballkan ekziston një trashëgimi folklorike dhe popullore që kishte cilësi shekspiriane, epike. Shkrimtari mund të dëmtohet nga kjo, por unë për fat të mirë pëlqeja dhe groteskun, harenë, fantazinë. Don Kishoti, që ishte shumë i njohur në Shqipëri, ka luajtur një rol ekuilibrimi të kësaj ane të errët, epike. Gjithçka është vënë në dyshim nga Don Kishoti. Ka pasur etje të madhe për letërsinë botërore, Danten, Servantes, Shekspir, ishin pothuajse si autorët kombëtarë, si klasikët shqiptarë, ndofta më shumë. Dante ishte shumë i njohur edhe para se të okupoheshim nga Italia, dhe shumë besonin se, me dëbimin e italianëve, ai do të bëhej, në praktikë, shkrimtari i parë shqiptar, do të binte në famë. Megjithatë në komunizëm, Dante u bë edhe më popullor, përkthimet më të mira të Komedisë Hyjnore janë bërë në periudhën e komunizmit, përkthime magjepse, disa prej përkthyesve kanë punuar në burg.
Pse? “Pas prishjes me kampin socialist, letërsia ruse dhe sovjetike la një boshllëk të madh dhe duheshin shtuar sa më shpejt publikimet e letërsisë klasike të të gjithë botës, të mbusheshin raftet e librarive. Në fillim dukej si një zhvillim pozitiv por më pas u lidhëm me Kinën...”.
Ju keni udhëtuar në Kinën maoiste... “Po, një herë gjatë revolucionit kulturor. Destinacionet e delegacionit tonë kulturor ishin Kina, Koreja dhe Vietnami. Përshtypja ishte e fortë edhe pse delegacioni ynë ishte i izoluar nga realiteti. Nuk mund të thuhet se nuk kuptohej dhe nuk shihej. Kam publikuar një roman mbi miqësinë mes Shqipërisë dhe Kinës, një libër grotesk. Pasi u prishëm marrëdhëniet me Pekinin ishte bërë politikisht korrekte të kritikonim kinezët, dhe meqë ishim të ngjashëm ishte një mënyrë për të kritikuar Shqipërinë”.
...