Fakti/Amnesty International, kritika Kinës për trajtimin e ujgurëve
Foto ilustruese/Xinjang Foto ilustruese/Xinjang Grupet për të drejtat e njeriut thonë se Kina ka burgosur dhe frikësuar dhjetëra ujgurë etnik në rajonin perëndimor Xinjang, pas përleshjeve të dhunshme 3 vite më parë. Në korrik të 2009-ës, në kryeqytetin Urumki ka shpërthyer dhuna ndërmjet kinezëve dhe ujgurëve duke lënë të vdekur afro 200 njerëz. Që atëherë Kina ka ekzekutuar nëntë persona të cilët akuzoheshin për nxitjen e përleshjeve, ndërsa ka burgosur qindra të tjerë. Në një raport të publikuar një ditë më parë, “Amnesty International” bëri të ditur se ka dëshmi të reja se Pekini po vazhdon te frikesoje familjet që kërkojnë informata për të afërmit e zhdukur, të cilët ngarkoheshin me akuzat për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas protestave të vitit 2009. Sipas AI, dhjetëra ujgurë kanë dalë publikisht me rrëfimet e tyre për anëtarët familjarë që mbeten të zhdukur që kur ndodhën përleshjet.