Fakti/Bujqësia, potencial i jashtëzakonshëm punësimi
Qeveria vendos lehtësimin e procedurave për tokat e papunuara – njësitë vendore tua japin atyre që duan t’i punojnë
“Vendorët t’u japin tokat e papunuara atyre që duan t’i punojnë. Në funksion të këtij qëllimi qeveria vendosi lehtësimin e procedurave për tokat e papunuara”.
Një vendim i tillë u i bë i ditur sot nga Kryeministri, Sali Berisha. “U bëj thirrje qeveritarëve vendore, të shohin këtë vendim si një mundësi të re të madhe për krijimin e mijëra vendeve të punës. Të shohin këtë vendim si një mundësi e madhe që u jepet atyre për të adresuar probleme themelore të familjeve. Në rast se ne konsiderojmë dhe e kemi konsideruar qytetarin të parin, nuk mund të ketë asnjë mëdyshje se synimi i të gjitha reformave tona është që të mbështesim, të ndihmojmë dhe ta bëjmë atë më të begatë përmes punës së tij, më të lirë përmes forcimit të shtetit ligjor dhe garantimit të lirive të tij”, vuri në dukje Berisha.
Në këtë kontekst, sipas tij, janë marrë një seri masash që kanë lehtësuar dhe lehtësojnë biznesin vogël, që kanë lehtësuar biznesin në tërësi, por suksesi i arritur në koncesionet me hidrocentralet duhet të frymëzojë çdo degë të ekonomisë, çdo kryetar komune dhe bashkie të vendit.
“Potencialet janë të jashtëzakonshme. I ftoj ata të bëjnë gjithçka që tokat e papunuara të territorit të tyre t’u jepen atyre që kanë dëshirë dhe vullnet për ta punuar. Pronësia nuk humbet por jepen me të dhjeta, taksë e drejtë dhe e ndershme. aty ku toka është djerrinë apo komunale t’ua japin me një euro, kundrejt kushteve për të zhvilluara plantacionin, fermën blegtorale apo me bimë mjekësore etj”, deklaroi shefi i ekzekuitivit.
Po kështu, Kryeministri kërkoi nga ministria e linjës që të përparësojë në grantet që jep përfituesit e këtyre parcelave nga autoritetet vendore për zhvillimin e tyre.
“Është e domosdoshme që një ekip i Ministrisë së Bujqësisë, pas miratimit të këtij vendimi që lehtëson më shumë procedurat dhe u jep autoritet krerëve të njësive vendore, por duhet një monitorim i këtij procesi, ku pengohet. Ndoshta duhet organizuar seminar në shkallë rajoni apo promovim në mediat lokale të këtyre potencialeve. Çdo tokë e dhënë e papunuar është janë vende pune të krijuara”, vlerësoi Berisha, lidhur me një çështje të tillë.