E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli bashkiak i Tiranës/Basha: “Zgjerimi i rrugës së Elbasanit do lehtësojë trafikun – transparencë për taksat”

19-07-2012 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha iu përgjigj dje akuzave të opozitës, lidhur me zgjerimin e rrugës së Elbasanit. Basha sqaroi anëtarët e Këshillit Bashkiak, se tenderi për rrugën është zhvilluar me transparencë të plotë dhe i bazuar në projekt.
“Jemi marrë një për një me çdo familje për shpronësimet. Projekti pasi ka kaluar në këshillin teknik të bashkisë i është dërguar sipas procedurave drejtorisë së përgjithshme të rrugëve. Kjo drejtori ka hapur tenderin bazuar në projekt”, u shpreh Basha.
Në këtë drejtim, kryebashkiaku deklaroi se projekti ka qenë i afishuar për 45 ditë në internet dhe se tenderi për zgjerimin e rrugës është shpallur online.
Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se zgjerimi i rrugës do të lehtësonte trafikun dhe premtoi se pemët e prera do të dhjetëfishohen brenda vitit.
Ndërkohë, në vijim të debateve në Këshillin Bashkiak, Basha ka garantuar këshilltarët e majtë për transparencë për taksat në Bashki. Ai theksoi se taksat në kryeqytet janë më të ulëta se në bashkitë e tjera. Gjithashtu kryebashkiaku i është përgjigjur edhe akuzave të përfaqësuesve të majtë në Këshillin Bashkiak. “Për një moment për shkak të paragjykimeve politike që rëndojnë për fat të keq në këtë sallë. Më lind e drejta të them se jo për herë të parë kemi të bëjmë me bllofe politike, në këtë sallë kemi detyrim të drejtën për të folur dhe për të thënë atë që mendojmë, por kemi dhe një detyrim, nuk ndodhemi në pazar, por në sallën e këshillit bashkiak të Tiranës.  Jashtë rendit të ditës ndërhytë më një fjalor e evokuat në mënyrë të njëanshme, me fjalorin që rëndomtë kemi dëgjuar në këto 10 vjet, është zgjedhja juaj. Këtë mund ta bëni ju para kamerave, mund ta bëni në konferenca shtypi, por mos prisni të mos ngjallë reagimin tim. Sa herë keni ndërmarrë nisma në dobi të qytetarëve nuk jeni paragjykuar, do të keni mbështetjen time, doni komision? Që nesër. Vullneti për transparencë nuk mungon, transparencë për taksën”- deklaroi më tej, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›