Fakti/Dhunuesi i grave deklaron në Durrës: “Gra, kauza jonë do t’ia dalë”
Frika nga një dështim i mundshëm i qëndrimit tendencioz kundër qeverisë dhe vendit në tërësi, Edvini ka organizuar këtë herë celulën e grave në Durrës, për të thelluar krizën e mëtejshme të lidershipit dhe nivelin në rritje të sabotimit të jetës parlamentare dhe institucionale të Shqipërisë.
Turpi i kombit, lakuriqi Edvin Rama, i cili proteston në ditë festive, u zhvendos dje në qytetin e Durrësit, për të përcjellë prej andej thagmën e radhës, kundër qeverisë dhe aksionit reformator në vend.
Edvini shpalli aleancën e grarisë ylberiste, me slogan “Gratë socialiste dhe vizioni politik”, për të sfiduar në radhë pikat e forta të ekzekutivit shqiptar dhe punën e palodhur drejt integrimit të vendit në BE. Përdorimi i grave dhe vënia e tyre në shërbim të tekave personale, nuk është diçka e re dhe e panjohur për lakuriqësinë e ngrehinës socialiste nisur nga eksperienca e kaluar e Edvinit, e mbushur me vulgaritet dhe dhunë vandale ndaj qenies femërore.
Nisma e re, ajo e vënies së grave socialiste në krye të aksionit permanent kundër pushtetit, është as më shumë e as më pak, vënia e tyre në shërbim të “epsheve” politike të Edvinit dhe njëherazi filtrimi i krizës së lidershipit, përmes instalimit në PS të falangave majtiste, por këtë radhë të udhëhequra nga gratë, në mënyrë që t’i përdalë edhe ato nga çdo lloj karakteri familjar dhe pse jo edhe politik.
Gratë socialiste, janë këtë herë më shumë se kurrë në rrezik, si pasojë e “prekjes djallëzore” që tashmë kanë marrë në gen, në vijim të procesit të shpëlarjes së trurit, në mënyrë që funksioni i tyre si “fshesë” apo “shtojcë” të funksionojë plotësisht sipas planeve të zeza të Edvinit dhe bashkëpunëtorëve të tij adashë në selisë rozë.
Tufa e grave që pranoi dje të vihet në shërbim të vandalitetit politik dëgjoi e pataksur nisjen e fjalimit nga Edvinit: “Gra, kauza jonë do t’ia dalë!”...