E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja e transportit në sheshin “Skënderbej”, asnjë zgjidhje

Qeveria kërkon bashkëpunim, pasi në të kundërt do përdoren ligjet

Alarmin që kryeministri Sali Berisha dha në parlament seancën e së enjtes, për kaosin që mund t’i shkaktohet trafikut në kryeqytet, Bashkia e Tiranës po e kalon në qetësi dhe pa asnjë reagim zyrtar. Thirrja publike e kreut të qeverisë Berisha, drejtuar kryetarit me kohë të pjesshme të Bashkisë së Tiranës, Rama, për të bashkëpunuar me ekzekutivin në zgjidhjen e një problemi madhor dhe njëherazi të ngërçit më të madh që mund t’i bëhet lëvizjes nëpër kryeqytet, bllokimi i trafikut, është injoruar nga administrata e Bashkisë. As vetë Edvini, në daljet e tij për mediat, nuk denjon ta përmendë trafikun në kryeqytet si një problem të rrezikshëm dhe më tepër akoma se mund të sjellë paralizimin e lëvizjes. Megjithatë, angazhimi i qeverisë dhe personalisht të kryeministrit Berisha, parashikohet ta bëjë të pamundur objektivin e Edvinit, për ta kthyer kryeqytetin në një paralizë të trafikut dhe kaos urban.
Kryeministri Berisha asistoi në pajtimin e një kompanie serioze të lehtësimit të trafikut, për të faktuar modelin zgjidhjes së projektit për këmbësorë apo edhe për transportin. Shefi i ekzekutivit i kërkoi Bashkisë së Tiranës, të pranojë këtë sugjerim, si angazhimin më të mirë për ta kthyer sheshin “Skënderbej”, në një hapësirë model.
“Le të marrim kompaninë më serioze të lehtësimit të trafikut. Le ta faktojë kjo kompani se cila është zgjidhja e këtij trafiku. Pasi të bëjmë studimin, në transparencë të plotë, të bëjmë përzgjedhjen nëse do të jetë këmbësorë apo trafik. Kam një problem kryesor, çështjen e trafikut. Pra, duhet të zgjidhim çështjen e trafikut. Jam dakord për këmbësorë dhe duhet të kthejmë tregun urgjentisht në shesh. Ta shndërrojmë sheshin, sërish në një shesh model”, u shpreh kryeministri Berisha në kuvend, seancën e ditës së enjte.
Sipas kreut të qeverisë, Bashkia duhet të pranojë ofertën e qeverisë, ose në të kundërt do të përdoren ligjet dhe format e ndërhyrjes institucionale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›