E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/“Edi Rama shpërdoroi 18 milionë euro, nuk po ndërton shkolla e nuk po shpronëson as pronarët”

Deputeti demokrat Aldo Bumçi inspekton zonën e Kodër-Kamzës

Kryetari i degës së PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi i ka bërë thirrje sot kryebashkiakut Edi Rama, që të investojë në ndërtimin e shkollave në kryeqytet. Reagimi i Bumçit erdhi pas sulmeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të opozitës, ndaj procesit të privatizimeve. Deputeti demokrat theksoi se bashkia e Tiranës duhet që të kompensojë pronarët e ligjshëm me çmimit e tregut dhe njëherazi të ndërtojë shkolla dhe kopshte. Këto deklarata deputeti Bumçi i bëri gjatë një inspektimi në zonën e repartit ushtarak në Kodër Kamëz.
“Bashkisë i janë dhënë rreth 18 milionë euro dhe ende nuk është ndërtuar asnjë shkollë ndërkohë që debatohet për privatizimin e këtij reparti”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.
Të pranishëm aty edhe pronarë të tokës u shprehën se ata janë dakord me vendimet e bashkisë, por si fillim ajo duhet që të realizojë kompensimin e pronarëve të dalë nga procesi i privatizimit. Reparti ushtarak në Kodër Kamëz ka hapur një sërë polemikash midis bashkisë dhe ministrisë së mbrojtjes dhe të ekonomisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›